Bolena, fshat i Kurveleshit të Poshtëm ose pllaja juglindore e krahinës së Mesaplikut,ne rreze te malit te Çipin-it me zanafillën në histori, e bolenasve në vazhdë, gjithëherët ka qenë dhe shprehur simbioza e shpirtit vullnet-hekur, çka përbëjnë krenarinë e këtij vendi. Sillen në ndërgjegjen krijuese gjasa e bema te se kaluares labe, siç sillet flladitur, mbi qiellin e Bolenes , krahet e nje shpendi ne fluturim e burrat pleq vene doren mbi balle te keqyrin zogun e paperkulshmerise me emrin “Shqiponje”. Pa pikë mëdyshje, keshtu. Vite më parë u shfaq ne Vlore dhe në arenën kombtare një liber sadisfaksionues “Ana Bolena” ose Anne Boleyn. Buja pati beftinë interesante, libër i shkruar prej P.V., studim, përkthim dhe i përshtatur në shqip me stërmund e po aq përkushtim. Beftia ishte e karakterit historik vetem e vetem per hipotezën e shtruar se Ana Bolena, mbretëresha e Anglisë, gruaja e Henrikut VIII, na delka me gjak të hershëm arbëror. Dhe nga Bolena e Kurveleshit të Poshtëm, në administratën e Vlorës labe. Ndonëse një fshat i vogël, Bolena ka një histori për tu lexuar dhe njerëz për tu kujtuar. Ali Pasha ka kaluar adoloshencën e tij në Bolenë.Ali Pasha eshte shpetuar nga nje çoban nga Bolena ne kohen kur e ndiqnin hasmit per ta vrare. Çobani e rriti si djalin e tij.Pas mori pushtetin Ali pasha e kerkoi familjen ku u rrit dhe njeren nga motrat e mori ne Janine ku jetoi deri ne fund te jetes se saje. Në periudhën e Tanzimatit fitojnë nam Leskodukajt me çetën e tyre legjendare dhe më pas është historia e fshatit fut në radhët e saj Isuf Bushin e Parë dhe Isuf Bushin e Dytë. I pari i njohur si luftëtar dhe me bustin që sot e kësaj dite gjendet në mes të Janinës, ndërsa i dyti si ish-diplomat i Rumanisë në Janinë që më pas do të linte selinë për tu kthyer në vendlindje ku do të hapte të parën shkollë shqipe. Në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe përfshirjen e këtij fshati në luftë ku rane Deshmore te Atdheut 54 djem e vajza te ketij fshati , duke u ndalur në disa nga heronjte, Asim Aliko,Pelivan Leskaj rene deshmore ne betejen e Drashovices ne 24 Nentor te 1943. Gjithashtu dhe Sose Hysaj e vrare ne clirimin e Tiranes eshte nga Bolena. Bolena nuk shënon në historinë e saj vetëm luftra dhe figura që kanë fituar përmasa epike, por edhe personalitete në fushën e sportit. Të paktën 41 sportistë kanë lënë emrat e tyre në historinë e sporteve të ndryshme jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë tij. Më të spikaturit, janë profilizuar në dokumentar, si Bejkush Birçe, Perlat Musta, Alban Bushi dhe Romela Bega.
Fterra shtrihet në
jug-jug-perëndim të Kurveleshit.
Gjatësia maksimale e territorit të saj është rreth 11 km me orientim VP-JL
dhe gjerësia maksimale 4,4 km, me gjerësi mesatare rreth 3,6 km.
Sipërfaqja e përgjithshme e territorit të fshatit Fterrë është rreth
37 km².Territori i Fterrës, sipas morfologjisë, shtrihet në dy
lugina : ajo e Fterrës në perëndim dhe ajo e Galishtit në lindje.
Territori është malor dhe më pak kodrinor. Kuota më e lartë është maja e Lëpjetës në lindje 1596 m mbi
nivelin e detit dhe më e ulët në jug-perëndim në bashkimin e përroit të Langadhës me lumin e Fterrës 130 m mbi nivelin e detit.
Fshati ndodhet rreth kuotave 350 deri 400 m. mbi nivelin e detit Formacionet
kryesore gjeologjike në territorin e Fterrës janë ato të kretakut, jurasikut, të triasit e të paloeogenit. Në të parët mbizotërojnë
gëlqerorët, ndërsa tek paloeogeni mbizotërojnë formacionet flishore.
Formacionet e kuaternarit janë të pakta.Pjesë nga Fterra Në fillim lugina
e Fterrës, me kodrat e faqet e maleve që e rrethojnë, ka qenë shfrytëzuar
si kullotë e zonë e pasur në gjueti. Vizitorët e parë që vinin herë pas here,
kishin populluar bregdetin e detit Jon shumë herët. Ata vinin nga kalaja
e Badhrës (midis Borshit e Piqerasit), nga kalaja e Sopotit ose Kalaja e Borshit , nga
kalaja e Qeparoit, kala që, siç
dëshmojnë të dhënat arkeologjike, kanë qenë banuar qysh në kohën e bronzit
(rreth 3000 vjet më parë). Për lashtësinë e fshatit na vijnë në ndihmë të
dhënat gjuhësore, emrat e vendeve, shumica e të cilave janë emra të mirëfillte
shqip. Qafa e Qishës, lidhet me ekzistencën e një
lagjeje në |Qafë të Qishës. Atje ka mure shtëpish që i takojnë shekullit IX-X
të erës sonë. Një grup tjetër emrash si lxuar-lxor (burim), Bërda-kodër e vogël, varre-tog me gurë të vegjël etj., lidhen
me ardhjen e një popullsie me origjinë sllave, ose për të qenë më të saktë, me
përfshirjen e fshatit tonë nën pushtimin administrativ të shtetit Bullgar. Të
tjera emra vendesh shpjegohen me ndikimin e gjuhës turke e greke, si derven,
foti, hon, perivol e shumë të tjera. Edhe toponimet Galile, Kikë, apo emrat e
njerëzve, Avrec-Jevrej, Rahile etj., janë me prejardhje hebreje dhe pa mëdyshje duhet të lidhen me vendosjen e
ndonjë familjeje hebre në shekullin XVII. Dokumenti i parë i shkruar
për ekzistencën e fshatit është Defteri Osman i vitit 1431 i njohur me emrin deftri i sanxhakut
shqiptar(Sûreti defter-i sancak-i Arvanid),
i cili na bën të njohur se Efteran-Ifteran-Fterra, bënte pjesë në nahijen
e Sopotit, kazaja e
Gjirokastrës, Gjirokastra,
dhe kishte në atë kohë 12 hane, familje me kryefamiljar, si dhe familje të
tjera që paguanin taksa më të vogla. Në defetrin e vitit 1583, d.m.th. pas 150 vitesh, del përsëri emri
i fshatit Ifteran me 24 zjarre (shtëpi). Fshat me 60 burra. Me 30 shtëpi të
krishtera. Një familje muslimane me tokë. Një familje muslimane pa tokë. Kjo
tregon që myslimanizmi në Fterrë ka rrënjë më të hershme se koha e Ali Pashës.
Katër beqarë. Në këtë kohë fshati i Kuçit kishte gjithsejt 20 shtëpi. Borshi 75
shtëpi. Çorraj 116 shtëpi. Emrat e familjeve që gjenden në Fterrë sot janë në
një numur të reduktuar për shkak te lëvizjeve demografike të ndodhura pas vitit
1990 si në të gjithë vëndin.