Lodroja e lumtur në avlliun e shtëpisë prej
guri, silueta e saj ishte gjithëandej, duke larë, duke gatuar, te koshta, tek ne.
E shoqëroja me sy, dhe në ato minutat e pakta që ajo ulej unë gjëndesha gjithmonë
në prëhrin e saj. Më të ëmblin ledhatim, që ende e ndjej mbi flokë, e
shoqëronte me një melodi unike dhe vargje që përshkruanin bijën e saj të vogël
krahasuar me "krijesën e bukur" Shfaqte dukshëm lumturinë kur
mbrëmjeve ne mblidheshim të gjithë dhe ajo e palodhura, e çelikta, na servirte
gjellët e saj të gatuara aq shijshëm! -
Një pytjeje të pafajshëme times, se si kishte mundësi që bënte kaq shumë, ajo
modeste më përgjigjej: - Jam NENË, dhe këtë
bën një e tillë. Tani që kanë
kaluar katër dekada dhe: - E
shikoj plot "inat "dhe të
mjegullt nga lotët foton mbi pllakën e mermerit, zhurmshëm dëgjoj fjalë
ngushëlluese se duhet pranuar "vdekja e saj" rrugëtimi i saj mbaroji! - Mos ndoshta kanë të drejtë?!!! Por
si ta bëj, ndjej një dhimbje që nuk bëhet pal me asnjë mendim të llogjikshëm, më ther brënda shpirtit... Nuk e
shkëpus shikimin inatçorë ndaj fotos së gruas zemër madhe me shpirtin behar, dua
të ulëras sa të trondis shtresat e dheut që e mbulojnë, ndoshta zgjohet, dhe
më ul përsëri në prehërin
e saj, e me këndon atë këngën
melhem, por jo , kjo është më e madhja
padrejtësi e natyrës, zemra të tilla nuk
duhet ta pushojnë tik takun! Jo, NENAT
NUK VDESIN!
Tashmë
unë nënë! Lodrojnë fëmijët e mi
në oborrin e gurtë të
shtëpisë, ku unë u rrita, qëndroj në cepin ku vëzhgoj ç’do gjë të
tyren, ata qeshin, buzëqeshja me avitet pa e kuptuar dhe duket sikur
ç’do gjë rreth meje është e përsosur, kur rrëzohen në lojën e tyre këmbët më nisen vetëtimthi, fytyra me ngryset dhe zemra
merr vrap, sikur do të dalë nga kraharori. Mbështetur në pragun e derës duke
përjetuar këto ndjenja, kujtimet më
çojnë te prehri i mamit, tani kam
përgjigjen për ç’do gjë të saj. Zëri i tyre më rikthen përsëri realitetin, më
pyesin pse u përhumba në mendime, ju
tregoj të vërtetën e atyre kujtimeve, e
përlotur ju shpreh mallin që ndjej për zërin dhe ledhatimin e saj .Gjithmonë
mendoja se e doja më shumë, por sot
në rolin e saj kuptoj se sa shumë më ka
dashur, me ju në prehër ndjej më të madhen dashuri, që njerëzimi ka provuar, për të cilën nuk ka
asnjë njësi matëse !
PRIND NȄ KOHȄN E TEKNOLOGJISȄ
E ulur në tavolinë duke kërkuar rehatinë e saj
mban më" të shtrenjtën
gjë"telefonin, një vogëlush topolak vrapon pa pushim duke u përplasur në cepa tavolonash, karrigesh e dyersh, rrëzohet,
qan dhe drejtohet nga" ai, njeru" që e ka sjellë në
jetë, e cila e nervozuar i jep një
shuplakë dhe e kritikon që pse lëviz, ndoshta i ka ndërprerë ndonjë gjë
shumë me të rëndësishme se djali i saj, që
një "mama"qëllon vogëlushin se pse u vra!! -Ky episod e shumë më të
rëndë, na shoqërojnë në të shumtat e ditëve në këtë jetën e evolimit të
teknolgjisë! Po si është të jesh prind në kohën e sotme ?? -Nëna qe shqetësohen
me shumë për lukun, se për fëmijën me temperaturë, baballarë agresivë me fëmijët dhe nënat e tyre, na servirin
një brez fëmijësh pa ndjenja, pa
shëmbull mirësie dhe edukatë! I përshkruaj këto situata në këtë
shkrim timin pikërisht pranë
festës së nënës, ky emër madhështorë që sot
fatkeqësisht jo të gjitha që lindin
fëmijë e meritojnë të
quhen të tilla! Nëna është aset, një
busull që drejton në rrugën e
duhur fëmijën e saj, dhe duke bërë
këtë gjë, ajo i servir shoqërisë një
individ të denjë, i cili do
të bëjë
të njëjtën gjë me fëmijen e tij,
dhe kështu me radhë. Këto hallka të
këtij zinxhiri formojnë një komb, një botë paqësore në breza! Me shumë dhimbje dua të përmënd se,
në vitet e fundit, më të shumtën e lajmeve ku media e rrjetet i
trumbetojnë kanë qenë me titujt: Nëna, babai, vrau fëmijën! Me
lemerisja gjë që mund të dëgjojnë veshët
e njeriut! E shumë lajme të tmerrshëm, makabritete të cilat po ndodhin në familjen shqiptare, e cila ka qënë shëmbulli i vlerave, por sot i kanë vënë
kazmën themelit të saj! Ashtu si nëna ime edhe gjithë gratë e atij brezi, parësore kishin fëmijën
dhe nderin e familjes, dhe ndërtuan rreth tyre një botë
plot ndjenjë , jo të akullt si
kjo e sotmja! Të japim shëmbullin më të
mirë fëmijës tone, shijojeni me të bukurin post që të ngre prindërimi! Fëmijët janë plastelinë në
dorën tonë, jepni formën e duhur që të
jetojnë jetë të
bukur! -Urimi im është, të
gëzoni fëmijët tuaj ashtu si do ZEMRA E NJȄ NȄNE