Nivica shtrihet në pllajën e Kurveleshit, rrëzë malit të Këndrevicës dhe në luginën e lumit po me këtë emër, në një lartësi rreth 750 metra mbi nivelin e detit. Kjo luginë e mbrojtur nga thellimet veriore dhe velindlindore nga malet Këndrevica me majën më të lartë 2122 metra, si dhe mali i Trushnicës. Vëndi ka një klimë të butë për shkak të erërave që vijnë nga lugina e lumit të Bënçës burimet fillestare të ujit që fillojnë nga Vrutka, Medarova dhe Kroi i zotërisë si dhe nga Dërstila në Gusmar dhe Gurra e Progonatit. Klima e butë ka favorizuar një rritje bimësie të zakonshëme. Në drurët frutorë më të zhvilluar janë, molla arra, fiku, qershia, ftoi, gorrica, ndërsa në drurët jo frutorë rritet, lisi, përralli, cërmëdeli, shkoza, dafina, gjineshtra, shtogu, etj. Kurse bredhi rritet në pjesën jug perëndimore, kryesisht në vëndin e quajtur llufë. Kullotat janë të pasura me bimësi të ndryshme kryesisht për mbarështrimin e blektorisë, nga ato dimërore deri në ato verore deri në ato alpine. Teritori i gjërë dhe klima si edhe shumëllojshmëria e kullotave kanë favorizuar zhvillimin e blektorisë e cila ka qënë dhe është shtylla kryesore e ekonomisë në këtë fshat. Në një numur të konsiderueshëm kanë qënë delet që mbarështroheshin aty, ndërsa dhia në një numur më të vogël, kjo për arsyen e kullotës që ka qënë më e përshtatëshme, për dele. Periudhën e verës dhe vjeshtës mbaheshin në fshat pastaj në periudhën e dimirit shtegëtonin në zona të ulta si në Delvinë, Ҫamëri, Vlorë. Kjo ngaqë kushtet e dimrit ishin të ashpra dhe nuk sigurohej zaire për to. Kishte periudha që disa blektorë i çonin tufat për verim në kullotat e malit të Gramozit, malit të Thatë dhe në kullotat e Lenies në Gramsh. Sipas disa të dhënave gojore kishte nga ata blektorë, që mbarështronin deri në 1000 krerë bagëti. Të tillë ishin, Lilajt, Sulajt, Dukajt, Begajt, Matukaj, Seferaj, Hysenaj, të cilët kishin siguruar edhe kullota dimërore të përhershëme si në, Delvinë, Vlorë etj. Dhija ka qënë më pak e zhvilluar,e cila kushtëzohej dhe mbështetej mbi kapacitetin kullosor. Gjedhi dhe njëthundrakët kanë qënë, goxha të zhvilluara dhe mbështetnin edhe shtegëtimin dhe mbarështroheshin për lërimin e tokave dhe një pjesë e pakët për plotësimin e nevojave me qumesht dhe mish. Një tjetër e ardhur kanë qënë edhe prodhimet bujqësore e blektorale, këto të ndikuara edhe nga klima e butë si edhe ujit të shumtëqë përdorej për vaditje. Nga dora e njeriut ishin krijuar rreth katër kanale vaditëse. Sipas gërmimeve dhe shënjave të gjetura ka egzistuar një kanal vaditës i veshur me tulla qeramike nga burimi i Vrutkës deri në vëndin e quajtur Rrëza Po nga të dhëna gojore, thuhet se ka egzistuar një vijë vaditëse nga burimi I ujit Krahësi në Dilan, deri në Portishtë! Tokat me ujë mbilleshin me miser, ndërsa ato kseriko mbilleshin me grurë, thekër, dhe elb. Në tokat me ujë gjithashtu kultivohej fasulja, patatja, dhe perime të ndryshme. Prodhimet blektorale përpunoheshin në stane dhe më vonë në baxho.Prodhimet bujqësore ishin sa për tregun vëndas mbasi ishin të pakta, ndërsa ato blektorale trgëtoheshin në, Tepelenë, Gjirokastër, Këlcyrë, Vlorë e gjetkë. Me të ardhurat bliheshin ato produkte të cilat ishin të nevojshëme dhe që nuk prodhoheshin në vend. Zaireja e dimrit dhe ushqimet sigurohen, që në verë, për arsye se në dimër binte dëborë e madhe dhe nuk kishte mundësi trasporti. Banorët pregatiteshin që në verë, për përballimin e dimrit. Ata mbanin afër nga një kafshë ngarkese për ç’do nevojë të mundëshme. Gruja niviciote krahas punëve në shtëpi dhe përkujdesjes për fëmijët, ajo merrej edhe me përpunimin e produkteve të leshit, si prodhimin e sixhadeve, sherqeve dhe rrobave prej shajaku për blektorët. Gjithmonë të pa lodhura edhe pse nën peshën e barrës së druve ato thurnin edhe triko, çorape, fanella leshi, ose do të tirrnin në furkë gjalmë, të cilin se ndanë kurrë nga dora duke tjerrë njëkohësishë edhe historinë e kohës dhe të jetës së tyre. Ato prisnin e përcillnin njezit e fisit dhe u përgjigjeshin me korrektësi riteve e zakoneve si në të mirë edhe në të keq. Mund të thuash pa frikë se grate e Nivicës, janë pasardhëse të denja të grave ilire , të zonjat e punës, nëna të devotëshme, të thjeshtë të repektuara fjalë paka dhe shumë trimëresha.
Lëvizjet
demografike në vite të Niviciotëve
Sipas të dhënave historike e gojëdhënave të njerzëve që
nga kohët e lashta e në ditët e
sotme Nivica në krahasim me fshatrat e
tjerë ka patur lëvizje të shumta demografike. Sipas Pouquevilit
”Udhëtime në Greqi vol.I. faqe. 73” në
këtë vënd ka banuar fisi i pare i
Amantëve të cilët kanë ndërtuar edhe kalanë, rreth shekullit të III e të IV
p.e.r. Mendohet se Nivica u bë
qëndra e dytë e banimit pas Ploçës dhe ka qënë qytezë
me 500 - 600 shtëpi. Sipas kronistëve osmanë, sipas rregjistrit turk
të vitit 1431 figurojnë të rregjistruara
40 hane (shtëpi) ndoshta kjo shifër mund të
ketë dalë nga pagesa e ndonjë
takse të caktuar. Më 1914 ka patur 325
familje me rreth 1450 banorë. Ne këtë vit Nivica u dogj nga andartët Grekë dhe
popullsia u shpërngul në rrethinat e Vlorës deri në vitet 1918-1919 Këtë
shpërngulje populli e ka përcjelë në vargje.
Gratë e Kurveleshit
Shkojnë për në Vlorë
Me djepe ngarkuar
Me foshnja në dorë
Burrat ja’u vranë
Shtëpitë ja’u dogjnë
Qaj moj shqipëri
Ulër moj e gjorë.
Kështu një pjesë e mirë u kthyen në vatrat e djegura, ndërsa një pjesë tjetër e fshtarëve nuk u kthyen më në Nivicë, por qëndruan në vëndet ku ata u vendosën dhe u bënë pjesë e atij komuniteti ku fituan besimin dhe krenarinë, për atë që përfaqësonin. Kjo shërbeu si një urë lidhëse midis këtyre rretheve duke u bërë si ambasadorë paqeje, miqësi që vazhdon edhe sot. Niviciotë u vendosën në Resulaj dhe Romës në Vlorë, Kurjan, Fier dhe Vlosh në Roskovec të Fierit ku aty gjënden rreth 60 familje me mbiemrin Kukaj sipas të dhënave nga Aqif Kuka në vitin 1987. Në, Petë gjënden rreth 70 familje me mbiemrin Duka. Në Dukat gjënden fise të Neshaj, Hoxha dhe Petoshati, në Drashovicë dhe Mavrovë fiset Runa, dhe në Ploçë shumë familje me mbiemrin Milaj. Mendohet se fisi Klosi nga Mallakastra e ka prejardhjen nga Nivica. Po kështu fisi Veizaj, Shemaj, Zaçaj e Kasaj në Vasjar të Tepelenës e kanë prejardhjen nga Nivica. Edhe fisi Dervishaj në Dorëz ka prejardhje nga Nivica. Të tjerë niviciot u vendosën në Amanikaj, Kutë, Kaninë, Qesarat, Vajzë, Lepenicë e Gorrisht. Shpërngulje ka patur edhe në vitin 1919 pas luftës dytë botërore. Po kështu në 1940 në luftën Italo – Greke, në 1944-1945 pas luftës. Edhe në kohën e kolektivizimit në kooperativë, më, 1957 ka patur shumë shperngulje. Ndërsa në 1990 në kohën e ndërrimit të sistemeve, ka qënë shpërngulja më e madhe pothuaj, afër braktisjes totale të fshatit. Nga shpërngulja në 1990 kemi afërsisht këto teë dhëna. Në Tiranë 110 familje, Fier, Levan 161 familje, Vlorë 130 familje, Tepelenë, Memaliaj 8 familje, Valare, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë 13 familje, Korçë 2 familje, Elbasan, Librazhd 9 familje, Durrës 43 familje, Lushnjë 5 dhe Shijak 31 familje, pos këtyre emigrim pati edhe në vënde të huaja si në Shba, Greqi, itali, Angli Kanada, etj.. Urojmë kudo që ndodhen të ruajnë me nostalgji historinë e vëndlindjes e të krenohen me të, dhe të kultivojnë dashurinë, për brezat e ardheshëm që ta kthejnë kokën nga vëndlindja e tyre. Ja disa shifra ne vite 1914 kishte 325 familje 1450 banorë, në vitin 1930 kishte 275 banorë, në vitin 1939 kishte 270 familje dhe 720 banorë, në vitin 1945 kishte 150 familje, në vitin 1957 kishte 119 familje, në vitin 1969 kishte120 familje dhe 753 banorë, në vitin 1984 kishte 115 familje, në vitin 1989 kishte 120 familje dhe 752 banorë, në vitin 1995 kishte 83 familje dhe 679 banorë, në vitin 2001 kishte 72 familje me 282 banorë, në vitin 2006 kishte 34 familje dhe tani ne vitin 2023 janë 47 familje me nga 2 deri tre banorë seicila. Këto vitet e fundit shikohet një trndencë në rritje e ndërtimit te banesave pavarsisht rikthimit të personave duke i parë ato si resurse që mund ti shërbejnë të ardhmes, por edhe për të mos u zhdukur emri i familjeve Niviciote ashtu si në gjithë zonën e Kurveleshit e kudo.