Një fundjavë, të ftohët Janari, nisem për në Tepelenë. Nuk
ndalem rrugës, kafen e mëngjesit e pi tek Kampi i Nik Shehut. Ulem jashtë duke
dredhur një cingar, doja të ngopesha me ajër. Po prisja sa të vinte kafja,
kisha humbur nëpër mendime, aq shumë kisha humbur sa një çoban të fshatit nuk e
dëgjoja , kishte 5 minuta që më shikonte.
- C’bënë
jashtë o i vrarë ?
- Hë mo xhaxha
?
- Opo ç’bën
jashtë, o derman ? Të gjithë brëna, ti jashtë ?
- Nuk ngopen
me ajër, e dua shumë, këtë vatan !
- Nga të kemi
? Nga ç’familje ?
- Rri se do
dalim kushurinj!
- Hë…
- Jam
Regjisor, jam nga Lekdushi, nga Lamçe Lamçaj edhe Fato Lamçaj, janë
stërgjyshërit e mi.
- Jemi vatan i
bukur, o nipçe ! Lërë kafen, hajde të të shpie diku…
- Vjen Niku,
me kafen dhe rakin, i kthej me një eks dhe nisem me çobanin në këmbë, ai para e
unë nga pas.
- Na një
cingar .
- Prit të të
jap një nga të miat ( I jap një puro )
- Ç’ është kjo
?
- Cingar i
mirë, po pije avash e mos e shkund se bie vetë.
- Sa do rrosh,
do mësosh. Të paça.
- Ku do vemi ?
- Të shohësh
sferat e gurta?
- Hë ???
- Se mos ti ka
treguar njeri ? Ne ikim kur çojm dhëntë për kullota…
Kështu me xhaxhain, ikim për tek vëndi, flasim për blektorin,
shtëpit dhe natyrën . Si ka qënë Lekdushi më përpara edhe familjet . Pas nja 30
minutash mbrim, tek vendi.
- Kjo është, o
nipçe ? Na nuk e kuptojm ?
- Uauuuuuu, si
më ka shpëtuar kjo mua ?
- E çfarë të
thotë xhaxhai? Na nuk duam njëri-tjatrin.
- E kuptoj, do
bëj disa foto edhe do interesohem.
Bëj disa foto edhe mundohem të kuptoj apo është e çuditshme
si rrin bashkë ?
- Mirë xhaxha,
fotot i bëra, mund të ikim.
- Ik nipçe se
më ikën dhëntë para, rrugën e di ?
- Po po
xhaxha.
- Të paça e
mos na harro.
- Jo mor jo,
vij por jo shpesh. Do takohemi prap.
Shkoj të mare makinën që kisha lënë tek Nik Shehu. Marë
makinën dhe nisem për në Gjirokastër. Atje shok pas shoku takohem me një
Gjeologë dhe Arkeolog.
Ju tregoj fotot. Dua të kuptoj, si rrin bashkë ? Kaq harmoni
?
- Janë gurë të
lidhura në material apo në përbërje shtufi.
- Sferat vetë
janë prej guri me përbërje gëlqerore, ku ndahen disa me përbërje konglamerate
ose thënë më ndryshe janë më afrër në
famijen e mermerit me ngjyrë të bardhë. Mendohet që si material të jenë sjellur
nga larg por kjo mbetet për tu verifikuar se është më..!
E kuptoj, do bëj disa foto edhe do interesohem.
Bëj disa foto edhe mundohem të kuptoj apo është e çuditshme
si rrin bashkë ?
- Mirë xhaxha,
fotot i bëra, mund të ikim.
- Ik nipçe se
më ikën dhëntë para, rrugën e di ?
- Po po
xhaxha.
- Të paça e
mos na harro.
- Jo mor jo,
vij por jo shpesh. Do takohemi prap.
Shkoj të mare makinën që kisha lënë tek Nik Shehu. Marë
makinën dhe nisem për në Gjirokastër. Atje shok pas shoku takohem me një
Gjeologë dhe Arkeolog.
Ju tregoj fotot. Dua të kuptoj, si rrin bashkë ? Kaq harmoni
?
- Janë gurë të
lidhura në material apo në përbërje shtufi.
- Sferat vetë
janë prej guri me përbërje gëlqerore, ku ndahen disa me përbërje konglamerate
ose thënëmë ndryshe janë më afrër në
famijen e mermerit me ngjyrë të bardhë. Mendohet që si material të jenë sjellur
nga larg por kjo mbetet për tu verifikuar se është më shumë si hipotez.
- Vetë koha
edhe erozionit qindra e mijëra vjeçarë i tokës atje, ka bërë që shtufa të
konsumohet dhe sferat të dalin në sipërfaqe.
- Mahnitëse
është se ca natyra edhe ca njeriu na kanë falur këtë parajsë.
Kjo vërteton se fshati i origjinës time, ka shumë pasuri që
dihen edhe nuk dihen që i kanë parë ose jo. Që duhen Guida Lokale për të shtuar
turizmin gjatë gjithë vitit edhe më shumë akoma të promovojmë atë që natyra na
fali.
Shënim : Kjo bukuri e natyrëa , gjëndet në anë të rrugës Lekdush-Nivicë, në drejtim të Nivicës. Aty mund të shijoni atë që është e mahnitshme.