Po dëgjojmë çdo ditë raste të tmerrshme se si
mostrat që ka pjellë interneti bashkë me platformat që ka krijuar po marrin
jetë njerëzish dhe askush nuk po mbetet i paprekur nga ky fenomen. Pa a shumë
të gjithë ndjejnë trysninë që këto rrjete shkaktojnë dhe të vetmit që duket
sikur mbeten të pandëshkuar janë monstrat që ky lundrim në një det radioaktiv
ka krijuar.
Kam parë me sytë e mij familje të shkatërrohen
na një mesazh në facebook nga adresa anonime, kam pafë femra të hakmerren dhe
meshkuj gjithashtu nëpërmjet këtyre rrjeteve dhe çdo gjë të shkojë për dreq.
Vite lidhje, fejese ose martese të shkatërrohen brenda një nate ashtu siç bien
gjethet e vjeshtës në fillim të dimrit. Njerëz që spiunojnë njëri-tjetrin si
ujqër duke urryer jetën e vet dhe duke dëshiruar një copë nga jeta e tjetrit
dhe duke mos e pasur dot atë që duan, shkatërrojnë çdo gjë që i del përpara.
Jeta e njerëzve ka ndryshuar edhe pse duket plot ato janë si enë boshe ku fundi
duket shumë lehtë.
Po vriten njerëz dhe pamjet dalin live në
televizione dhe rrjete sociale, po vrasin veten njerëz në kufi të dëshpërimit
dhe ato që i çuan drejt atij vendimi drastik ja hedhin lehtë sepse kartela e
tyre e çmendurisë është gati për t'u valëvitur në çdo rast dhe viktima bëhet dy
herë viktimë. Një herë kur ra në kthetrat e një të neveritshmi dhe herën e dytë
nga morali që do i bëjnë të pamoralshmit në rrjetet sociale. Është për t'u
çuditur se sa përbindësha pjell interneti çdo ditë. Është e frikshme të shikosh
fëmijët që akoma pa hapur sytë, prindërit i hapin rrjete sociale. Akoma më e
frikshme është të shikosh se si marrin vlerë antivlerat. Dhe qenkan shumë,
pafund, pambarim. Askush nuk duartroket më një djalë apo vajzë të mirë që
rrjetin social e kanë vetëm për miqtë dhe nuk i intereson numri i pëlqimeve dhe
komenteve nëpër foto se tashmë e dinë që të gjitha janë fallco dhe për fat të
keq ato janë viktima të bullizmit, në shkollë, në punë dhe në jetën e
përditëshme. jooo. Ato vajza e djem të mirë nuk i shohin të denjë për kohën ku
jetojme sepse tashmë e keqja ka hedhur rrënjë dhe askush nuk po ja di më vlerën
mirësisë. Unë jam me ato djem dhe vajza të paqtë, të cilët kalojnë në rrugë pa
u ndier dhe veprat e tyre të mira zënë vend dhe bëjnë që mirësia të fitojë
kurdoherë. Më vjen keq për të gjitha ato djem dhe vajza, gra dhe burra, fëmijë
dhe të rritur që bien viktimë e sëmundjes së pashpallur të shekullit.
Menaxhojeni më mirë jetën tuaj. Nuk është jeta instagram, facebook dhe tik-tok.
Jeta e vërtetë është aty jashtë ku çdo ditë luftoni për ëndrrat tuaja. Ky
shkrim është homazh për viktimat e rrjeteve sociale dhe thirrje për të bërë
kujdes për këdo që po kalon një situatë të tillë. Denonco, duhet të denoncosh
sepse nuk vlen jeta jote sa jeta e një të sëmuri mendor që fshihet pas rrjeteve
sociale.
Unë besoj që së bashku do e mundim këtë fenomen që po na vret të dashurit tanë.