loader
Loading...
POEZI
1 vit më parë

POEZI

ELEGJI

ELEGJI

Do bien Labërisë kambana,

Do kërkojë këngën bilbili,

Do lëngat në maja qyqja.

Ku je o Zaho Balili?!

Ҫ’u bërë  fjala me hoje,

Djep i gurit, trëndelinë.

Nga Rexhini, përmbi hënë,

Ku ngjyen buza poezinë.

Nga ninullat, n’atë  vënd,

I mblodhe këngët virua,

Dhe ajkën e shpirtit tënd,

Derdhe mbi librat e tua.

Ҫ’u bërë, thonë miq e shokë,

Cep me cep të Labërisë,

Bregdet, Këndrevice e Vlorë,

Edhe udhët e Greqisë.

Pyes e pyes lumin e detin,

Erën e borës në mënga:

Mos e pate Zaho Shametin

Burrin që  leu nga kënga?

Pyes dhe meitin e hënës:

Pse është zënë nga re e zisë?!

Heshti zemër e poetit,

Nder bilbil të Labërisë.

Thërres brazdat në ugare,

Kambanat lëmë më lëmë.

Më zgjoni Zaho Balilin

Të korrë grurë e të mbjellë këngë.

Me zgjoni shokun e ëmbël,

Që shtronte shilten e zemrës,

Të  festojë 50-vjetorin,

Dhe ti shuaj mallin nënës.

Më zgjoni brengën për shumë,

Që  pushoi ditën ju leu,

Ata që i lënë shpirtin këngës,

Vetëm trupin u mban dheu.

Ҫ’do njeri nga kjo jetë shkreta,

Merr dy gurë vetëm te varri,

Ti more një mal me këngë

Një fushë me lule behari.

Ҫ’do njeri gdhënd një emër,

Sa të mallshëm dhe të thjeshtë

Pena jote nëpër vargje,

Derdhi veç behar dhe vjeshtë.

Kush e derdh jetën në këngë,

Shkon e vjen bleron prilli.

Hajde dhe si kërcëllim

Malli ynë, Zaho Balili.

E dimë që  s’të mban as varri,

S’njeh të varrosur kënga.

Shpirtin që gufon nga zjarri,

S’ka krater ta mbaj përbrënda.

Sa herë vijmë te pragu yt,

Të harrojmë atë gjëmë.

Ti mes lotësh, ne për sytë,

Shfaqesh gjallë  s’iç  ke qënë.

Shfaqesh gjallë e del te porta,

Tu thuash miqve mirësevini.

Të trokasësh me ta dy gota,

Tu tregosh derte mërgimi.

Të  pish me shokët kafenë,

Të ndezësh shakatë me kripë.

Të zgjohesh nëpër Tepelenë,

Gjurmë më gjurmë dashuritë.

Ti do vish në sofra këngësh,

Ti do zbresësh në festivale.

Nëpër gjokse këngetarësh,

Baladë  cule a longarë.

Si dallgët e Vjosës tënde,

Si gurgullonjat e borës,

Përcjell nga zërat e Vlorës,

Përcjellë nga djemtë e Hormovës.

Nga limonit, e Delvinës,

Nga djemtë rrëzë malit të gjërë,

Nga Rexhiniotë me grykë,

Dhe nga Laberi e tërë.

Dhe pse gjysmë  jete jetove,

Kështu është  shkruar për poetët,

Të  treten qiri te kënga,

Siç treten për mjaltin bletët.

I rëndë arkivoli yt,

1000 kilometra tutje...

Aq e rëndë  dhe dhimbja jonë,

E përcjellë në shpirt e supe.

Na ndje për zakonin ters,

Që në  këtë  botë sundon,

Që të  çmon vetëm kur vdes,

Sa je gjallë  pak të kujton.

Po më mirë të vish kështu,

I kërkuar nëpër mote.

Me dafina emri yt,

Tokësore dhimbja jote! 

Qytetërimi i nëndheshëm,

Lavdia pa liri,

Atdheu i shtatëpjesshëm

Paskuinta-tragjedi?!...

A jemi, vërtetë, ne:

Nëndiell i mohuar,

Të zotët, pa zot...

Këngë e lotuar,

Të zhgënjyerit shpresëkotë?!

Perëndimin, të dy, një ditë...

RILINDJEN na e lanë prikë

Kohës shuajnë largësitë...

A ish vdekje ajo ditë?...