"Gjithkush të
urren kur nuk i shërben Atdheut tënd." Asim Zeneli, Hero i Popullit.
SHERIF ZENELI (Nder i
Qarkut)
“Në çaste të vështira lindin njerëz të mëdhenj" HYGO
Familja e Zenel Mehmetit nga Progonati i Kurveleshit, u shqua si një vatër e zjarrtë e patriotizmit dhe atdhedashurisë, qysh nga koha e rilindjes kombëtare. Zeneli sillte në fshat libra shqip, gazeta e revista të fshehura në samarin e mushkës. I merrte ato në Janinë, nëpërmjet patriotit të shquar, Ismail Lesko Progonatit. Së bashku me fshatarët si, Shaqo Buxo, Nuredin Islami, Hajredin Tremishti etj. Që nga viti 1904, ata filluan përhapjen e shqipes në fshat. Përpjekjet e tyre u rritën më tej. Kështu që në vitin 1908, ata çelën shkollën e parë shqipe në Progonat. Ndërsa në vitin 1910 u çel klubi kulturor "Arbëria" me përfshirje gjithë Kurveleshin për përhapjen e arsimit dhe kulturës kombëtare. Zenel Mehmeti mori pjesë aktive në mobilizimin e luftëtareve dhe në luftimet e zhvilluara nga çetat e Progonatit kundër andartëve grekë dhe pushtuesve italianë, në vitet 1914-1920, xha Zeneli e kishte çmuar e vlerësuar që herët vlerën e arsimit, si rrugën drejt diturisë, ndërgjegjësimit kombëtar dhe trimërisë. Në këtë rrugë ai drejtoi edhe dy djemtë e tij Sherifin dhe Asim Zenelin. Duke sfiduar vështirësitë e kohës, së bashku me bukën e gojës, që me vështirësi gjendej në ato male, ai ju ushqeu djemve të tij dashurinë për shkollën, për librin, për kulturën dhe traditën e të parëve, për Atdheun e lirë. Në këto kushte lufta ANÇ; gjeti te kjo familje klimë të nxehtë ndjenjash liridashëse. Djemtë e xha Zenelit e justifikuan besimin dhe sakrificat e atit të tyre ata nisën fluturimin si dallëndyshet në rrugën e dijes. Djali i madh, Sherif Zeneli, mbaroi të mesmen në Gjirokastër dhe filloi punë në Tepelenë si financier. Djali i vogël Asim Zeneli, vazhdoi më tej. Mbaroi akademinë ushtarake në Itali. Kur u kthye në Atdhe, punoi pak kohë si oficer në ushtri. Dezertoi në mënyrë demonstrative nga ushtria dhe u hodh në ilegalitet. U emërua komisar i çetës "Hajredin Tremishti" të Kurveleshit. Më 2 Korrik 1943, komisari Asim Zeneli ra heroikisht në luftën e Mezhgoranit, (Sot Hero i Popullit). Atë ditë të kobshme të 2 Korrikut 1943, Sherifi u betua para trupit të vëllait dhe shokëve të tij partizanë, se do të vazhdonte rrugën e tij luftarake, deri në fitoren përfundimtare të Li- risë së Atdheut. Dhe kështu ndodhi. Emri i nderuar i Sherif Zenelit u bë i njo- në Gjirokastër dhe filloi punë në Tepelenë si financier. Djali i vogël Asim Zeneli, vazhdoi me tej. Mbaroi akademinë ushtarake në Itali. Kur u kthye në Atdhe, punoi pak kohë si oficer në ushtri. Dezertoi në mënyrë demonstrative nga ushtria dhe u hodh në ilegalitet. U emërua komisar i çetës "Hajredin Tremishti" të Kurveleshit.
Më 2 Korrik 1943,
komisari Asim Zeneli ra heroikisht në luftën e Mezhgoran- it (sot Hero i
Popullit). Atë ditë të kobshme të 2 Korrikut 1943, Sherifi u betua para trupit
të vëllait dhe shokëve të tij partizanë, se do të vazhdonte rrugën e tij
luftarake, deri në fitoren përfundimtare të Lirisë së Atdheut. Dhe kështu
ndodhi. Emri i nderuar i Sherif Zenelit u bë i njohur në gjithë Kurveleshin dhe
më tej, që nga Vlora në Delvinë. Në vitin 1935, Ai kishte marrë pjesë në
lëvizjen e Fierit. Pati krijuar lidhje edhe me patriotët Riza Cerova e Zylyftar
Veleshnja. Në Prill 1943,
Sherifi zgjidhet sekretar i celulës së partisë për Kurveleshin e Sipërm. Në Maj 1943, emërohet komisar i batalionit territorial të Kurveleshit. Krismat e armëve të këtij batalioni u dëgjuan në përpjekje me forcat nazifashiste në Kurvelesh, në Memaliaj, në Tepelenë, Hormovë, Luzat, tëzoma etj. Pak më vonë, Sherifi emëro- het komisar i grupit të parë të zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër dhe nënkomandant i Qarkut të Gjirokastrës. Më 24 Maj 1944, Ai merr pjesë si delegat në punimet e kongresit historik të Përmetit.
Kontributi i Sherifit
gjatë luftës si kuadër i denjë i saj, është i dukshëm. Ai kontribuoi fuqishëm
dhe me sukses, për ta mbajtur Kurveleshin e sipërm vatër të ndezur të luftës
për çlirim. Kurdoherë populli i krahinës ndieu pranë vetes komisarin fjalë
ëmbël e kurajoz. Ndjeu në çdo çast vendosmërinë dhe optimizmin e tij për
fitoren e afërt. Sherif Zeneli i buzëqeshi të ardhmes. Dhe e ardhmja ngjyrë
rubini i buzëqeshi Atij. Në vitin 1945, Ai emërohet anëtar i gjykatës së Qarkut
Gjirokastër. Në vitin 1946, emërohet kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit.
Pas suprimimit, me vendim qeverię të këtij rrethi, në vitin 1949, Sherifi
emërohet kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Gjirokastrës. Në çdo rreth që punoi
dhe drejtoi, Sherif Zeneli, u dallua si kuadër i aftë për forcimin dhe
rindërtimin e vendit. U shqua për iniciativë, vetëveprim, lidhje me masat, i
thjeshtë e i komunikueshëm me të gjithë. Kontributi i tij spikati edhe në
fillimet e kolektivizimit bujqësor e blegtoral. Në vitin 1947 e në vazhdim ai u
angazhua direkt për krijimin e të parës koopera- tivë blegtorale në Shqipëri.
Ajo u krijua në një vend të ri, në kodrat e Pjesakut, në këmbët e malit të
Lunxhërisë, përballë Gjirokastrës.. Gati 60% e anëtareve të kooperativës ishin
blegtorë nga Progonati. Andaj fshati i ri dhe vetë kooperativa, morën emrin e
Heroit të Popullit, Asim Zeneli, vëllait të Sherifit. Në vitin 1954, në moshën
43 vjeçare, vdekja aksidentale, i preu fillin e jetës njeriut të mirë, Sherif Zeneli. U nda nga jeta në kulmin e pjekurisë
dhe veprimtarisë së tij të dobishme në shërbim të popullit dhe vendit të tij.
Pikëllimi mbërtheu familjen, miqtë, shokët dhe gjithë ata që e njohën dhe që
patën dëgjuar për punë dhe shem- bullin e tij. Prindërit e Sherifit ishin ndarë
më shpejt nga jeta. Ndërsa bashkëshortes, Xhixhos, zemra dhe sytë i vuajtën
tërë jetën, për ketë humbje të pazëvendësueshme, gjersa mbylli sytë. Asimi nuk
la fëmijë, ndërsa Sherifi la vetëm një vajzë. Ajo vajzë trashëgoi thjeshtësinë,
optimizmin, buzëqeshjen dhe mençurinë e të atit. Mbaroi për his- tori-gjeografi
dhe punoi në sektorë të rëndësishëm. Për të përjetësuar jetën dhe veprën e
nderuar të Sherif Zenelit, Prog- onati dhe fshati "Asim Zeneli", i
akorduan atij titullin "Qytetar Nderi". Shtëpia e Zenelejve në
Progonat, në vitin 1974, u kthye në muze, ku gjëmoi historia e pa- sur e
fshatit. Sot ky muze,si shumë të tjerë, ka nevojë për mirëmbajtje në mënyrë që kujtesa
e historisë t'ju transferohet brezave të rinj, s'e pa histori nuk dimë kush
jemi dhe ku shkojmë! I përjetshëm kujtimi i xha Zenelit dhe dy djemve të tij!