loader
Loading...
NGJYRAT E MENDIMIT

Nivica, ky fshat me histori interesante, me pika të shumta kulmore, emra që kanë lënë gjurmë në kujtesën kolektive apo të shkruar, dhe me një natyrë piktoreske. Kurveleshi, ky vënd i sertë, ku trimat qëndrojnë si gurët e qoshit, aty ku dafina dhe pënjat derdhin hijeshinë, aty ku magjishëm struken flladet me kujtime, aty ndizet pishtari me eshkë dhe stërrall, aty ku nëpër dallgë jete servirej bukë - vale. Aty “njerëzit janë të rrëmbyer si rrëketë, dhe shumë krenarë. Brenda humnerave pellazge dhe kanioneve të shumta e të frikshme, është historia e banorëve të zonës, zërat njerëzorë. Dhe kjo s’është një krahinë ç’farëdo, por krahina emërshquar e Kurveleshit. Aty s’kanë vlerë lekët, qofshin edhe flori, s’ka peshë pushteti, qoftë edhe i sulltanit, aty ka vlerë krenaria dhe fjala, e cila, para se të thuhet peshohet me kandar dhe vret njëlloj si plumbi!…” (Mihal Gjergji, “Ngjyrat e mendimit”, Tiranë 2010, fq 56.) U zgjatëm pak në historinë e këtij fshati, që përbën zemrën e Labërisë, pasi këtu, si askund tjetër në Shqipëri, historia i hyn në hak natyrës, duke i lënë pak vënd gjeografisë, megjithese ajo është tepër mahnitëse dhe piktoreske. Labëria është unike në kulturë, e mendime shpirtërore, me zanat blegtorinë, pushkën dhe këngën. Aty ku pështillet historia si gjalmi pas furkës. Por sot dua të ndalem tek  një portret, i një njeriu të dashur e të shtrenjtë të sërës Matuka, vëllait, mikut, shokut zemër behar, Dalipit. Fjalë pak e punë mbaruar, njeriut buzagaz të shumevuajturit, bariut të talentuar të fshatit tonë, që asnjëherë se hoqi culën dyjare nga goja, bërrucin nga  supet dhe kërrabën nga dora, kope stolisurit me nam, që merrej vesh kur kalonte edhe  pa e parë kopenë e tij

Simfonia e zileve dhe këmborëve ndërthurnin atë muzikë sa e bënin mjaft dallueshëm nga tufat e tjera.  Gjyshi i tij Ferhati ishte një blektor i zoti, ndërsa babai, Islami një bujk. Nga martesa e Islamit me Viton do të vinin në jetë katër fëmijë, Dalipi, Fiqo, Bejaze  dhe Harzika. Dalip Matuka erdhi në jetë më më 14/05/1936. Fëmijëria e Dalipit nuk do të ishte e lehtë. Kreu arsimin 4 vjeçar dhe më pas në moshën 14 vjeçare për ti ardhur në ndihmë familjes, ai sëbashku me të vëllain e tij, Fiqon  nën kujdesin e babait, Islamit krijuan një tufë me 200 kokë dele dhe 100 kokë dhi, si të vetmen mënyrë për të siguruar jetesën, të cilat i mbajtën deri në kohën e formimit të kooperativës, aty ku dhe  i dorëzuan si gjithë bashkëfshatarët e tjerë. Pas kryerjes së detyrimit ushtarak në moshën 19 vjeçare në Leskovik, ai do të kthehej sërish në fshatin e tij, por tashmë më i burrëruar. Do të krijonte familjen e tij me një vajzë nga Progonati, me Fetijen. Nga martesa e të dyve  do të sillnin në jetë katër fëmijë, Xhevdetin. Besnikun, Antonetën dhe Flamurin. Ardhja në jetë e Flamurit do t’ja shtonte edhe më shumë hallet, pasi kishte probleme të shumta me shëndetin. Krahas shpenzimeve të tjera ju shtua edhe menuja e ilaçeve për Flamurin. Puna e tij prej blektori ja kufizonte mundësitë për ti ndenjur pranë, por atij ju përkushtua me të gjithë qënjen e saj e ëma, Fetija. Edhe pse shkuan në ç’do spital dhe u lutën në vënde të mira, prapë nuk ja dolën. Ikja para kohe e Flamurit më, 05/03/2018 i plagosi rendë. Jeta dhe puna e ketij njeriu të pa kursyer do të vazhdonte edhe në vitet e ekonomisë së përbashkët. Fotua e tij do të ishte gjithë kohës në stendën e njerzëve të dalluar. Rezultate të larta në prodhimet blektorale si qumësht, mish, e lesh. Stallat, tendat dhe shtrungat në Pajame, Luadh, Goricë e Gropë shkallë, Pallçie e Batare gumëzhinin nga vrulli i punës. Këndrevica ishte shtëpia e dytë. Për Dalipin ishte kthyer hauri Sefere si një vilë në Paris. Dalipi ishte nga ata njerëzit e thjeshtë. Mikpritja ishte krenaria e tij. Ai  punoi me blektorë të zotë në moshë më të madhe si, Shefqet Lila, Rustem Axhemi, Lifto Arshiu, Lolo Hoxha, më vonë me Halil Hoda, Ramiz Skëndi, Bejo Merja, Maze Hoxha, Baftjar Lopa, Sami Shehu, Barjam Kukaj, Xhelil Lopaj dhe së fundmi me më të rinjtë, Lindor Ruçi, Sefer Mickaj, e Fuat Seferi. Tek Dalipi shikoje virtutin e njeriut puntor, të ndershëm, e meriton, meriton diçka më  tepër se djersa e tij mbi 45 vite që nga Vurgu pas babait të tij për pakë  bukë edhe ke shtëpitë e Himarjotëve e deri në vitet e ekonomisë së përbashët si një  nga barinjtë  më të rrallë. Idhimbsej kopeja e itrajtonte si ta kishte tufën e vetë. I tillë do të ngelet në imazhin tonë. Le të sjellim një pjesë nga fjala e lamtumirës mbajtur nga Bedri Lopaj.“ Ike i ri Dalip, vetëm 58 vjeç duke na lënë në hidhërim. Na ligështove shumë o, njeriu i mirë. Na preu në kockë kjo vdekja jote, na pikelloi në zemër. Dalip, e marrim me mënd se ti kokën andej nga Këndrevica do ta mbashë, sytë atje do të ngulësh, do të shikosh dhëntë, do të dëgjosh zile e këmborë. Do të pyesësh se të kujt janë? Të gjithë do të përgjigjen. Edhe të Dalip Matukës, sevdalliut të kopesë stolisur me zile e këmborë.   Të  Atij janë!.Ndërsa mjeshtri i madh i grupit Çipini, Tomor Lelo do të shprehej me vargjet:!

Miq e shokë si bletë

Në shtëpi të sollën

Rrugës për xhenet

Malet të përcollën

Përherë hedhim sytë

Mbi malet me borë

Na flet shpirti yt

I bardhë e hyjnor

Vjen kënga kurorë

Aromë  lulesh stine

Nga Ҫipini Vlorë

Dalip, burrë Krahine!