Sot dua të bëj një shkrim. Një shkrim për ato që
supozohet të na ndihmojnë të jetojmë me gjatë, që të na shërojnë sëmundjet. Do flas për ato të cilët misioni
i tyre në jetë është ti shërbë-
jnë njerëzve me dashuri
dhe përkushtim por
për fat të keq këto vitet e fundit kanë krijuar
përbindësha që nuk duan t’ja dinë se kush je
dhe ¬çfarë po vuan mjafton që ta kesh xhepin
plot dhe ta zbrazësh tek xhepi i tij. Historia që
do ju tregoj është reale dhe e kam provuar në trupin
tim dhe në luftë me jetën time se çfarë mund
të bëjë përbindëshi me emrin njeri por
që fati i ka dhënë
të veshë një bluzë të bardhë e cila
bie ndesh me shpirtin e tyre të zi. Isha në një udhëtim dhe në alpet e Austrisë u bëra keq si pasojë
e sëmundjes së lartësisë, e panjohur
për mua por që simptomat e saj nuk dallohen nga probleme
të tjera shëndetësore.
Po humbisja vetëdijen dhe më mungonte
oksigjeni. Nuk qëndroja dot në këmbë
dhe në trupin tim kisha lumenj me ujë të përvëluar të cilët
përshkonin çdo enë të trupit tim. Herë
kisha ftohtë, herë
kisha nxehtë.
Trupi po më mermerizohej dhe po ngrija ngë
jashtë por nga brenda po u përvëloja dhe çdo organ i trupit po ndjente dhimbje. Mendimi që do vdisja larg familjes, në ato alpe të thepisura
dhe të zymta të mbuluara nga bora më shkak- tonte tmerr. Truri po më shpërthente nga dhim-
bja. Imagjinoja veten time të vdekur në një vend
që përveç të ftohtit
extrem me bëri të kaloj experiencën më të keqe jetësore të cilën nuk e kisha menduar kurrë.
Të vdisja pa parë dhe një herë fëmijët e mij, familjen time ky mendim më rrinte si çekan në kokë. Pa u zgjatur nuk e di si arrita të mbijetoj deri në orën 4 të mëngjesit ku urgjentisht u nisëm për në Vienë për të marrë linjën ajrore që të kthehesha në shtëpi. Rruga deri në aeroport ishte një tmerr. Nëse më parë kisha frikë nga vdekja, në ato momente lusja që të vdisja. Mezi prita orën që të hypnim në avion dhe aty nga mesi i udhëtimit u bëra keq dhe kërkova ndihmën e stjuardesave. U munduan sa kishin në dorë të më ndihmonin dhe lajmëruan aero- portin e Tiranës për gjendjen time që të më sillnin një ambulancë dhe vetëm të dëgjoje sirenën e saj tek më priste tek shkallët e avionit ishte një ndjesi e frikshme por dhe shpresë-dhënëse se tashmë isha në vendin tim dhe çdo gjë do të shkonte mirë. Ekipi mjekësor i aeroportit më trajtuan me shumë delikatesë dhe pasi më matën parametrat jetësorë më thanë që duhet të bëja një kontroll të përgjith- shëm në spital. Pasi shkova në shtëpi ndjeva një lehtesim dhe si duke shenjat po vinin duke u qetësuar por përsëri mendova të shkoj të bëj një kontroll. U paraqita në ambulancë dhe bëra analizat të cilat dolën shumë mirë por doktoresha mendoi që e kisha nga stresi dhe më përshkroi një ilaç që do më ndihmonte. Ishte një shtesë ushqi- more e cila ishte bimore por që nuk e kuptova
se çfare lidhje kishte me rastin tim por ngan- jëherë fjala e mjekut është ligj dhe ti edhe pse e di që ato përbërës të atij produkti të japin efekte anësore ti shkon e merr produktin me një çmim te konsiderueshëm dhe vazhdon ta pish. Po prisja të ndodhte një mrekulli me gjendjen time por prita më kot se që atë dite që fillova të pij shtesën ushqimore, pata një ditë të trazuar dhe në orën 3 të natës perfundova në urgjencë me rrahje zemre te larta dhe tension të levizshëm. Për të ardhur keq se si të trajtojnë kur shkon atje, sikur vetë jane të pavdekshëm dhe ne na trajtojne si të vdekshëm të mjerë. Harrojnë që një ditë do jenë në vendin tonë nëse akoma nuk e kanë provuar. Sëmundja dhe vdekja nuk pyet për asnjë njeri. Nje gjë ju them me siguri që e kemi jetën e gjatë se të ishte për mjekesinë tonë do ishim varrosur dhjetëra herë. Më futën në serum dhe aty ndjeva gjakun të bëhej një kazan që vlonte dhe nxehtësia niste nga gishtat e këmbëve për tu përhapur në majë të kokës.Po përjetoja një tmerr dhe kur ja thashë doktorëve stazhierë që kishin mbetur aty për të na bërë derman ne mjeranëve të shkretë, më thanë se është ankth se dhe unë ashtu jam më tha një studente me një trup te vogël.
Eh thashë në dorën e kujt kam rënë. Gjendja po keqësohej në vend që të përmiresohej. Si
përfundim me hoqën shtesen ushqimore të doktoreshes dhe më dhanë një tjetër shtesë
ushqmore akoma më e shtrenjte se e para. E
mora, e piva dhe përsëri në 3 të natës përfun-
dova në urgjencë akoma me keq se natën e
parë. Kur të shohin dy herë aty sikur i ha bukën dhe diagnoza e parë që nxjerrin është ankth.
-Ik në shtëpi se ankth e ke - më tha një infermier që
në atë moment mori rolin e doktorit duke mos
më treguar që doktori ishte aty duke bërë
një sy gjumë dhe nuk donte të
shqetësohej.
-Ore zotëri - i thashë - ankthi është gjuha e trupit
e cila të tregon se diçka nuk shkon mirë. Unë nuk kam frikë se do të vdes, unë po vdes. Thënë këto fjalë, me ndihmën e vëllait, u ngrita
dhe ika me mendimin që të nesërmen do të shkoj në një spital privat të bëj disa analiza. E gdhiva atë natë dhe të nesërmen në shoqërinë e vajzës time mora rrugën për te x spital.
Bëra pagesën për vizitën që nuk e bëra kurrë sepse doktoresha më tha vetëm një fjalë kur i thashë që dua të bëj një vizitë gjinekologjike dhe analiza për nivelin e hormoneve: nuk je për mua- dhe si përfundim me minus 5000 lek të reja në portofol për një fjalë, me zhgënjim dhe me dhimbje u nisa të iki por as vete nuk e dija se ku te ikja. Në dalje të spitalit privat ishte një klinikë shtetërore dhe thashë po provoj fatin. Prita në radhë me gjendjen që sa vinte e bëhej më e rënduar. Më në fund kur u futa në vizitë kuptova me fjalë aq të thjeshta atë që kishte ndodhur me mua. Doktori ishte një babaxhan me emër shumë të mirë në mjekësi. Pasi pa situatën time dhe pasi më rekomandoi disa analiza dhe një ezhe koke, pasi pa rezultatet më uli dhe më tha:
-Bija ime. Ti nuk je sëmurë. Si pasojë e mjeki- meve që ke pirë, qelizat e tua të shëndosha janë goditur nga mjekimet e dhëna gabim. Do të duhet pak kohë të marrësh veten por në fund do të bëhesh mirë. Më vjen keq ta them por ne doktorët jemi bërë si shitës marketi, kush e kush të shesë sa më shumë shtesa ushqimore dhe ilaçe shumë pranë skadencës sa nuk po kupto- jmë që po bëhemi çnjerëzorë. Ai foli shumë dhe më përshkroi diçka që të më lehtësonte sikletin që kisha. Me pak ndihmë arrita të bëhem mirë por do të isha akoma më mirë sikur të kisha bërë dhe vizitën për të cilën paguajta lekët dhe doktore- sha në vend që të më thoshte që nuk isha për të, sepse më pa ashtu të rraskapitur dhe të shkatër- ruar, do të kishte zbuluar që në trupin tim po hidhte rrënjë një tumor i cili po të ishte kapur në fazat e para nuk do kisha kaluar përsëri në atë rrugë vdekje nëpër të cilën kisha kaluar disa herë si pasojë e neglizhencës së atyre që për mision kanë të na mbrojnë.
Duajeni jetën. Bëjeni
për mua!