loader
Loading...
MISIONARET E DITURISE

Tek shikoj këtë portret, xhami kompjuterit më tundon e më merr sytë. Në vesh më kumbojnë ca fjalë të holla, përshpërima të flakëve të dimrit ndezur oxhaqeve në shtëpitë e murrme. Më vijnë në mëndje ca fjalë të rralla të pleqve. Trokita mbi tastjerë dhe porta e mendimit u hap ngadalë. E pashë këtë portret në sy dhe s’di pse u drodha  i tëri. Kesaj nate njëmije herë i kam shkuar Nivicës në mëndje dhe nuk di nëse do t’ja dal të shkruaj dy rreshta për Ty!  Befas më kap një trishtim dhe një frikë e pa emër, a do të jem i zoti, të zbres nga kreshtat e lartësive mbi tempullin e diturisë…! Drejtor Hulusiu siç njihej nga të gjithë, lindi në Nivicë të Kurveleshit më 1925. U arsimua fillimisht në fshat e më andej në Korçë, Shkodër e në Gjirokastër. Pjesmarrës në demostratat antifashiste në Gjirokastër e në Tiranë, në  vitet 1941-1942. Me zgjerimin e Luftës Antifashistekontribus me armë në dorë duke u inkuadruar në radhët e Brigadës Parë Sulmuese e më vonë në Brigadën e 16 Sulmuese. Më 1945 shkon vullnetar për të shërbyer si mësues në shkollat shqipe të Kosovës. Atje përfundon arsimin e mesëm, të ndërprerë nga lufta, në shkollën mesme Normale të Gjakovës. Gjatë shërbimit në Kosovë, ka punuar në shkollat e Ferizajt të Trepçes (Mitrovicë) në rrethin e Istogut, ka punuar si nspektor i arsimit dhe më vonë si mësimdhënës në gjimnazin e ulët të Prizerenit dhe të Pejës. Pas prishjeve të mardhënjeve me Jugosllavinë, në fund të viteve 1948 kthehet në Atdhe. Në Shqipëri vijon punën në arsimin fillor e atë 7-8 vjeçar në shkollat Maricaj, Memaliaj, Sinanaj e Nivicë të rrethit të Tepelenës. Në vëndlindjen e tij në Nivicë ka punuar përmbi 20 vjet rresht si mësues si kuadro në Kooperativën e drejtor shkolle, deri sa doli në pension si më 1978. Ka kontribut të vlefshëm si sekretar I komisionit të historikut dhe muzeut të fshatit ne vitet 1970 si dhe në botimin e librit “Nivica përtej histories së njohur”  me autor Irfan Ceka, e të “Enciklopedisë së Kurveleshit” me autor Nasip Meçaj, etj, si dhe bashkëpunimin me shtypin periodik të kohës. Veç gjuhës amtare që u’a ka mësuar me pasion brezave të shumtë të nxënësve të tij për afro 35 vjet ai zotëronte edhe gjuhët Italisht dhe Serbo-Kroatisht. Për pjesmarrjen në Luftën Nacional-Ҫlirimtare mban një sërë dekoratash, kurse punën në fushën e arsimit dhe kontributin e tij, ai është dekoruar me titullin “Mësues i Merituar”.  Por kush ishte Hulusi Runa! Nga ç’farë familje vinte! Pjesa e bashkëmoshatarëve që kanë punuar e jetuar me të e dinë, por dua të citoj dy fjalë të autorit të librit “Gjurmë në Histori  Riza Runa”. “Mijëra breza na kanë mëkuar, veti të cilat janë trashëguar në breza, por me një ndryshim. Ata të parët tanë admirus të pallës , nënçmonin penën e vogël” ndaj shikoni dhe lexoni deri në fund këto pak rreshta të cilat trgojnë shumë! Ai vjen nga një familje pinjolle me emër në Nivicë. Rrjedh nga një familje patriotësh! Ai është djali I Riza dhe Aishe Runa nga martesa e të cilëve erdhën edhe plot fëmijë të tjerë. I pari ishte Perlati  i datëlindjes 1922, pastaj Hulusiu i datëlindjes 1925, Drita në vitin  1927, Mustafai më 1929, (Dëshmor i Atdheut),  Esati më vitin 1934,  Velideja më vitin 1940,që jeta i përplasi në sfida të ndryshme, ku seicili ka kontributin e tij! Nga martesa e Hulusiut me Fiqireten një bijë nga një fis tjetër me emër, Ai i Duke, do të vinin në jetë tre fëmijë, Arbeni, Fato dhe Sazani. Prej vitit 1996 Drejtor Hulusiu u zhvendos dhe jetoi në Tiranë.  Edhe aty aktiviteti i tij nuk do të ndalej. Ai u aktivizua në organizatat shoqërore, në aktivitete të ndryshme, i pa lodhur edhe në moshën e pensionit. Hulusiu do të përjetonte keq ndarjen nga jeta të Fiqiretit. Thonë se zoti e ka dashur shumë për të mos u pjekur në një helm më të madh, atë të ikjes së parakohëshme të djalit të tij, Arbenit, një mjek i talentuar dhe djalë i përkryer, i formuar dhe me shpirt poeti, që la pas një dhimbje të madhe e drithëruese për të gjithë, e sidomos për djalin, vajzën dhe bashkëshorten! Ndërsa Fato dhe Sazani së bashku me familjet e tyre punojnë e jetojnë në vënde te ndryshme si Amerikë e Itali duke përcjellë mirësi, respekt dhe dashuri!  Kthehem mbrapa në kohë dhe ndaloj në fëmijërinë time, me çantën e cohtë mbi shpinë dhe mëndja s’më shqitet, e pena s”më ndalet për këta misionarë të diturisë !   

    

MIRENJOHJE


 

SADETE HADERI

{  Profil }

Të parët misionarë të diturisë nga Rexhini, zotëronin një ndjenjë të flaktë patriotike! Sali Nivica e Shuko Dalipi nuk kursyen asgjë për dijen! Më 1909 në Nivicë, nën kujdesin e Shuko Dalipit u çel shkolla e parë shqipe në krahinën e Kurveleshit. Kolegët e tjerë  më të rinj, janë vëndali, për të cilët do të shkruajmë në vazhdimësi, por nuk kanë munguar edhe te ardhurit nga zona e krahina të ndryshme. Nga kujtesa e saj ende e freskët, Sadetja ka dëshirë që të tregojë për ato vite. Natyra i ka falur bukuri të veçanta këtij vëndi, fole shqiponjash dhe nuk ka se si të mos ndërthuren bukuritë natyrore me mënçurinë dhe zgjuarsinë e këtyre njerzëve, për të vënë  në balancë këtë ndjesi të kësaj ndërthurje midis njeriut dhe natyrës!  Edhe Sadetja vetë do ta fillojë këtë tregim me fjalët e një shkrimtari të huaj përparimtar “Këtu qenka një pranverë e përhershme. Po kështu është kudo në vendin tuaj”. Sapo futesh në thellësi të luginës së Bënçës, e del në qafën e Gërxhunit, përpara do të shpaloset një peisazh i ri dhe i bukur, i qëndisur nga natyra. Në të katër anët vargëzohen male të lartë, si mali Thatë,  Bohotina Këbuzi, Kanatai, Trushnica e do të kulmojë mbi to si kurorë mali i  Këndrevicës, ndërsa aty në prehërin  e tyre zënë  vënd  fshatrat e Kurveleshit të  sipërm.  Të flasësh për të sotmen s'mund të mos e kujtosh të kaluarën e këtyre viseve. Fëmijëria, familja jeta shoqërore, si do të shperfaqeshin para Sadetes, kësaj bije të Rexhinit ardhur nga dy prindër të mrekullueshëm, Verua dhe Hatika. Nga martesa e të cilëve erdhën në jetë  edhe Qemali më 1943, i  cili edhe pse në punë në Shkodër e Tropojë do të vazhdonte edhe studimet e larta me korespodencë në degën ekonomi me rezultate të larta, Mineja në vitin 1950 e cila studjoi në mjeksi, Sulua në vitin 1957, student  ekselent, kohët e fundit Dekan i Fakultetit të Ekonomisë.

Po le të shohim e ndalemi pak tek Sadetja! Ajo lindi ne Rexhin te Kurveleshit në vitin 1948. Fëmijërinë do ta kalonte si gjithë moshatarët. Etja për të mësuar më shumë e bënte atë kurjoze për ç’do gjë që i kapte syri. Pasi mbaroi klasën e parë dhe të dytë fillore në Nivicë, ajo do të zhvendosej në Tiranë, ku vazhdoi mësimet në shkollen “Kosova “dhe  “Bajram Curri.” Për t’u rikthyer  në  klasën e shtatë, ku mësoi dhe u edukua nga mesuesit, Janaq Dhrami, Syrja Dalipi, Ulusi Runa, Daut Gumeni, Fiqiri Qendro, Telemak Gjoka, e më vonë për tu kthyer kolege me mësuesit e saj. Ishte meritë e këtyre mësuesve dhe ndihma e Gani Begës, që si  drejtues arsimi, ajo dhe shume djem e vajza të Nivicës, Rexhinit dhe Krahinës së Kurveleshit të studjonim e arsimoheshim jo vetem në shkolla të mesme, por edhe në universitete duke shprehur një mirnjohje të veçantë.  Ja dedikoj meritat e arsimimit dhe shkollimit, por edhe rezultateve te mia, mësuesve të mi, Harilla Koculi, Abedin Elmazi, Xhevdet Kufina, Lemane Hoxha, Dhimitra Sava, Bajram Hajrulla, Vangjel Talo, Maro Pasha, Mark Beltoja, Skënder Kamberi, Skënder Tena, Avni Gumëbardhi, Zenel Dervishi, Peime Qallimi. Me përkushtimin e tyre si edukatorë,  por edhe me kujdesin prindëror na dhanë profesionin e mësuesit edukatën e punës, kulturë dhe dije. Sadetja në vitin 1966 filloi punën si mësuese në shkollen 8 vjecare “Shuko Dalipi “ në Nivicë, bashkë me shoqen e klasës së shtatë dhe të pedagogjikes, “ Jani Minga në Vlorë,  Afife (Ceka) Pazaj. Në  maturë gjetëm edhe një ish nxënës të kësaj shkolle mësuesin, Veli Hoda. Kështu u riktheva në shkollën e Nivicës si mësuese ku nisa hapat e parë drejt jetës. Pavarësisht dështimeve dhe sukseseve, që e shoqërojnë njeriun gjatë gjithë jetës, aty hodhëm hapat e parë. Do të kujtoj nxënësit e mi të klasës së parë Lumturi Xhebraj, Arben Runa,  Alem Kuka, Selman Isufaj, Cano Qejvani, Muzafer Shaka, Lavdosh Kadëna, Sabri Kaçupi, Shadije Piluri, që më mësuan si të bëhesha mësuese, Ata realisht ishin mësuesit e mi të “klasës së parë” si mësuese! Ishte fat për mua që vazhdova studimet e larta, për tu kualifikuar më tej e të merrja njohuritë, isha studente e profesorëve të medhenj Kryetarit te Akademisë së Shkencave professor Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Kristaq Prifti, Adem Mezini, Thoma Murzaku, Todi Dhamo, Mevlan Kabo, Vasil Naço, Vasil Kristo, Hysni Myzyri, Mentor Belegu, Skënder Anamali, Rrok Zoisi, Zija Xholi.  Nxënese e e “Mësuesit të Popullit” Abedin Elmazi në shkollën pedagogjike në  Vlorë. Ishte meritë e këtyre të gjithëve dhe rrethanave që më përfshiu jeta që u bëra dikush dhe shërbeva si mësuese pas kryerjes së Universitetit në Progonat si drejtoreshë shkolle dhe inspektore arsimi për zonën. Ishte kënaqsi të punoje me kolegë e metodistë si;  Bashkim Rrroshi, Gjolek Kurra, Fiqiri Qëndro e shumë të tjerë. Ishte privilegj dhe ndiheshe e motivuar, kur largoheshe e kënaqur nga ora e mësimit të këtyre misionarëve që punuan me shumë sakrifica e përkushtim. Ishte meritë e mjedisit arsimdashës dhe ambientit ku u rrita!  Rexhini, ishte tempulli frymëzues i më të mëdhenjëve. Meritë dhe përkushtim të veçantë  nga familja ime arsimdashëse, babait, Vero e nënës Hatika e cila nënë me  fëmijë bëri në dy vjet, katër klasë fillore pas çlirimit. Ishte meritë e prejardhjes arsimore të xhaxhait, Shemo i cili kishte kryer shkollën në Gjirokastër. Po kështu xhaxhai i babait, Jashar Mulla i cili kishte mbaruar gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Të stërgjyshit Mulla Sulo Hadëri i cili kishte përfunduar studimet në Ankara dhe interpretonte kuranin dhe ligjet e “sheriatit” dhe lunate rolin e gjykatësit krahinor, të  Maliq Mullait që ishte gjykatës dhe hulumtus popullor, të  xhaxhait, Dalan Hadëri i cili kishte mbaruar dy akademi ushtarake në Rusi. Studimet pasuniversitare i kreu pranë  shkollës së partisë  për “Filozofi e Ekonomi Politike”. Pas përfundimit punoi në shkollën tetëvjeçare “Avni Rustemi” dhe në gjimnazin  “Abaz  Shehu” në  Tepelenë. E më vonë në gjimnazin “Ali Demi” dhe të, kthehesha prapë  tek ish shkolla pedagogjike, tash fakulteti i mësuesisë Universiteti  “Ismail Qemali” në  Vlorë  si pedagoge e jashtme. Vlerësimin me urdhërin “Për Veprimtari të  Shquar Shtetërore e Shoqërore klasi i III” me modesti shprehet se ja  dedikon  të  gjithë njerzëve me te cilët punoi e bashkëpunoi në vite! Ne ish nxënësit e tyre përulemi me respekt e  mirnjohje për gjithë  punën e tyre, për sakrificat e mundimet në profesionin e tyre kaq fisnik e dinjitoz , siç është mësimdhënia. Mësuesja e nderuar sot gëzon  pensionin e saj e  rrethuar nga fëmijët, nipa e mbesa të  mrekullueshëm. Kur shkruaj, ndjej se e takoj, ndiej emocion e dashuri si  atëherë në vitet e shkollës. Shumë nga brezi ynë do të kishin dëshirë të jepnin një urim të bukur e t’i  falenderonin për vlerat e  mëdha që kanë si mësues e si njerëz.