Në një lartësi rreth 749 m mbi nivelin e detit tek ngjitesh në
kthesat gjarpërushe të luginës së Bënçës kësaj pamje piktoreske dhe mahnitëse,
vetëm 28 km larg nga qyteti i Tepelenës,
do të mbrish në një zonë malore nga ku do të përshkosh fshatrat e Krahinës së Kurveleshit,
Lekdush, Progonat, Gusmar, Rexhin dhe do të mbrish në një fshat të
bukur turistik atë të Nivicës, ose
si i thonë ndryshe çatia e krahinës së labërisë. Nivica sot është fshati më i
madh i Krahinës së Kurveleshit, me një sipërfaqe prej 108 km. katrorë. Ajo bën pjesë në 100 fshatrat turistikë. Fshati shtrihet në një pllajë plot me kodra e bregore dhe takon me rrezën e malit
të Këndrevicës nga ku rrjedhin disa burime uji e bashkohen në një të vetëm që
përshkon mes për mes fshatit dhe krijon nje pamje tepër gjelbëruese me kanione
përrallorë.
I shfaqur relativisht vonë në hartën turistike të Shqipërisë së sotme, ky lokalitet ka qënë një vendbanim i rëndësishëm nē lashtësi. Kalaja e ndërtuar nga romakët, rreth shekullit të IV-II p.e.s, ka qënë bërthama rreth të cilës u krijua qyteza e lashtë. Një zonë ku kryqëzoheshin rrugë të rëndësishme të periudhës, si romakja Salaria (ende sot një nga rrugët më të gjata dhe të rëndësishme të kryeqytetit italian), dhe një vënd i quajtur doganë nga ku mendohet se aty ka funksionuar një doganë, rruga e Kuçit, Bënçës dhe Vërmikut. Për keto arsye, thuhet se Nivica ka qēnë ndër vendbanimet më të rëndësishëm të fisit ilir të amantëve. Aktualisht, qëndra e fshatit është krejtësisht e re pas restaurimit të bërë në Nivicë në vitin 2018, si rezultat i përfshirjes së saj në projektin “100 fshatrat”.
Qëndra e fshatit Nivicë.
Vështirë të zgjedhësh çfarë të shohësh më parë kur
mbërrin në Nivicë. Honet mahnitës të kanionëve, tashmë sekret i zbuluar me
kënaqēsi nga turistët e shumtë që i kanë vizituar; ujëvarën me lartësi 200
metra e një ndër më të lartat në Europë; përrenjtë e ujit që rrjedhin nga
kanionet; majën e Sefere të rrethuar me lisa e siç mendohet, tempulli i fundit
pagan në rajon që ende nderohet nga banorët vëndas. E ndërsa mendohesh, më mirë
të hysh nën hijen e Rrepeve të Nivicës, në qendër të fshatit, e që qëndron aty
prej shumë vitesh për tu shlodhur dhe të mendosh më andej për një aventurë të re. Tu ngjitesh
honeve e burimeve me ujë të ftohtë bore. Të ngjitesh në malin e këndrevicës
2122 m të lartë e përgjatë rrugës të mbushesh çantën e shpinës me shumllojshmërinë
e bimëve medicinale kuruese, e që natyra ja ka veshur me shumicë atij vëndi.
Nëse udhëtoni me makinën tuaj, atëherë në rrugën Tepelenë –
Gjitokastër, gjeni kthesën për Bëncë- Nivicë. Nëse udhëtoni me transport
publik, mund të mbërrini me autobusin e linjës, do të zbrisni në Tepelenë dhe
me të zbritur, të merrni një taksi për Nivicë ose makina të rastit ose ato të
linjës. Rrugë tjetër është edhe ajo Tepelenë-Dukaj-Salari -Nivicë. Dhe rruga më
e fundit është Vlorë –Kuc – Gusmar- Nivicë. Një udhëtim piktoresk dhe me
malore shumë të pakta midis Kucit dhe Gusmarit. Dhe për të gjithë të
apasionuarit e hiking të ndjekin rrugën e Lumit të Vlorës drejt fshatit Vërmik
për të dalë në sheshin e luadhit në rrëzë të malit të këndrevicës. Nivica është
menduar të mbetet një fshat që edhe pse hap krahët për vizitorët, të respektojë
ritmin e tij natyral, jo të një turizmi masiv. Kështu, modeli më i përhapur i
strukturave mikpritëse është ai i bujtinave të vogla me karakter familjar
tashmë të njohura për kushtet dhe gatimet tradicionale dhe me karakteristike
është mikëpritja sipas tabanit dhe shprehjes pikante. Prite mikun sipas veshjes dhe përcille sipas mëndjes!.
Ndër shekuj, Nivica ka mikpritur figura tē shquara historike edhe ndërkombëtare dhe mendimtarë të shquar. Ndër ta, përmendim udhëtaren e njohur angleze, Edith Durham, në fillim të shekullit XX, apo Luigi Ugolino-n, arkeologun italian, emri dhe jeta e të cilit janë të lidhur ngushtë me punën arkeologjike në sitin e Butrintit. Eksploratori Leak me 31 Dhjetor 1804. Pukëvili dy herë më 1806. Një shprehje e Pukëvilit thotë:”Pranë Nivicës së maleve (Nivitëza Malisiotës ) duken rrënojat e Amantias së vjetër ! Më 20 Gusht 180 në Nivicë do të vinte kordhëtari Tafil Buzi dhe populli e priti me këngë. Erdhi flamuri te xhamia/Doli Hodua nga shtëpia.(Hodo Nivica). Sikundër se shihet ka shumë gjëra për tu parë e studjuar dhe ruajtur ato.”Shkatërrimi i të shkuarës është ndofta krimi më i madh ndër të gjitha krimet”. Ndaj për ti ruajtur e promovuar këto vlera ju sjell në vëmëndje një shprehje të M.Grene i cili ka shkruar: “Nuk ka autostradë drejt dijes, nuk ka njohje të sigurt, që dikush e ka mbritur dhe nuk ka fund për atë që mbrin”.