Sot mё 17.5.2024 biri
i shquar i Fterrёs, intelektuali i spikatur, arkeologu i vlerёsuar nga shkenca
shqiptare dhe ajo botёrore, ish kryetari i Akademisё sё Shkencave ne Republikёs
e Shqipёrisё, bashkёbotuesi i gazetёs "Fterra jonë" Profesor Doktor
Muzafer Korkuti ka ditёlindjen e tij. Komuniteti fterjot kudo ku jetojnё dhe
punojnё, Shoqata "Fterra" me degёt e saj nё Sarandё, Tiranё, Vlorё
etj. dhe ne botuesit e gazetёs "Fterra jonë", i urojmё nga zemra: -
Edhe 100 vjetё tё tjera, jetё tё gjatё e tё lumtur bashkё me familjen e tij.
DISA TE DHENA TE
SHKURTERA BIOGRAFIKE
MUZAFER KORKUTI:
Profesor, Doktor i Shkencave, arkeolog i shquar.
Lindi në Fterrë Mё
17.5.1936 dhe pasi kreu shkollën fillore në fshatin e lindjes, ndoqi mësimet në
shkollën shtatëëvjeçare dhe të mesme në Shkodër. Punoi si mësues dhe drejtorr I
shkollës shtatëvjeçare të Kuçit nga viti 1954 deri në vitin 1957. Studimet e
larta i kreu në Universitetin e Tiranës, në degën e historisë. Ato i përfundoi
me rezultate shumë të mira në vitin 1962. Për një kohë të shkurtër ndoqi
studimet e larta në Leningrad ( Petërburg), por u detyrua t’i ndërpriste për
shkak të prishjes së marrëdhënieve midis dy vendeve. Pasi mbaroi shkollën e
lartë u emrua në Qendrën e Studimeve Arkeologjike të Akademisë së Shkencave. Gjatë
veprimtarisë së tij 41 vjeçare në këtë institucion u specializua në fushën e
prehistorisë dhe drejtoi gërmime në më shumë se 15 qendra pre e protohistorike.
Ka botuar mbi 45 artikuj shkencorë në revista shkencore në Shqipëri dhe 34
artikuj në revista jashtë shtetit. Është bashkëautor në disa tekste
universitare., “Arkeologjia” 1972,”Arkeologjia” 1993, në tekstin “Historia e
Shqipërisë”, në botimin “Les Illyriens”, 1985, dhe në “Historia e popullit
shqiptar”, 2003. Është autor i librit: “Neoliticthum und Chalkolithichum in
Albanien”, botuar në Gjermani, në vitin 1995. Që nga viti 1968 deri në vitin
2002 ka qenë lektor i arkeologjisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa gjatë
viteve 1972 – 1975 në atë të Prishtinës. Ka dhënë leksione në universitete të
ndryshme të botës, si në Paris (Francë), Heidelberg dhe Munster (Gjermani),
Romë, Pizë, Bari, Leçe, Bolonjë (Itali), Athinë e Selanik (Greqi), Vienë
(Austri), Sinsinati (ShBA) etj. Është pjesëmarrës në disa dhjetra simpoziume
dhe kongrese ndërkombëtare. Është drejtor i Institutit të Arkeologjsë nga viti
1998 deri 2005, kryeredaktor i revistës “Iliria” (1971 – 2003) dhe anëtar
korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman, 1986.
·
Prof. Dr. Muzafer Korkuti mё 7 qershor 2006, nderohet nga
Presidenti i Republikës me Urdhërin "Mjeshtër i Madh" me këtë
motivacion: "Për kontribut të veçantë në zhvillimin e përparimin e
arkeologjisë shqiptare, studimet arkeologjike dhe formimin e brezave të
arkeologëve të rinj".
·
INSTITUTI ARKEOLOGJIK I AMERIKËS
Muzafer Korkuti Më 8 janar 2010
me vendim të Këshillit të në vlerësim të diturisë dhe arritjeve të mëdha në
fushën e arkeologjisë është bërë anëtar korrespondent i
INSTITUTIT
ARKEOLOGJIK TË AMERIKËS
C. Brian Rose,
President
·
Profesor Muzaferi është velrësuar gjithashtu edhe me
"Penën e Artë".
·
Profesor Muzaferi është vlerësuar e nderuar nga Shoqata
Atdhetare, Kulturore Labëria "Nderi i Kombit" me Certifikatën më
lartë të kësaj shoqate; "Personalitet i shquar i Labërisë".-
Professor Doktor
Muzafer Korkuti