QENAN REXHO HASKA
Qenan Rexho
Haska ka lindur më, 4 mars 1927 në fshatin Progonat të Kurveleshit, në një
familje me ndnjenja të larta
patriotike dhe atdhetare me
fragmente të latra lavdie. Që në moshë
fare të re ai krijoi bindjen e thellë se pa u ngritur në këmbë e gjithë
vegjëlia nuk mund të zhdukej skamja dhe varfëria. Si gjithë bashkmoshatarët
edhe pse në moshë fare të re, ata u bënë pjesmarrës të forca të çetave në
terren në fshatin e tyre e më gjerë. Me krijimin e brigadës 12 sulmuese i
bashkohet luftës deri në çlirimin e plotë të vëndit dhe gjithë Shqipërisë. Pas
përfundimit të luftës, vëndi kishte nevojë për kuadro për rimëkëmbjen e tij.
Ndaj ai do të vazhdonte shkollën në Beograd të Jugosllavisë në degën e
ndërlidhjes deri në vitin 1948. Pas përfundimit të shkollës po në vitin 1948, ai do të punonte në në
hekurudhën Durrës-Tiranë si shef ndërlidhje, punë që zgjati deri në vitin 1955.
Me dëshirën e tij, ai kërkon të kthehet në vëndlindje për të kontribuar sado
pak për fshatin e tij. Në vitin 1955 ai së bashku me një grup specialistësh do
të vinin të parin central elektrik duke ushqyer me energji elektrike Progonatin
dhe Lekdushin. Pas kësaj ju shtua dëshira për punën dhe do të punonte pa u
kursyer deri në elektrifikimin e plotë të zonës dhe gjithë Shqipërisë në vitet
1966-1967. Pas kësaj do të punonte në postën e telekomunikacionit ( PTT )
Progonat. Krahas punës ai do të kryente edhe detyra të tjera shoqërore të cilat
ju ngarkuan ndër vite, e për të cilat do të gëzonte edhe respektin e
bashkëfshatarëve. Duke qënë veteran i luftës, Organizata e Veteranëve e zgjedh
sekretar të kryesisë së Veteranëve Kurvelesh, detyrë që e bënte me pasion e si
të ishte në vitet e luftës, i përkushtuar
e plot vetëbesim! Ka mirë evidentuar luftëtarët dhe patriotët e viteve
1914-1920.deri ata të çcirimit. Ishte i pranishëm në përkujtimore e në ngjarje
historike duke fituar respektin e bashkëkohësve, frymën të ciën e mbajti gjallë
deri në fundin e jetës së tij. U nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë më, 4
Mars 1989. Mbante titullin e Veteranit dekorata, urdhëra dhe medalje pune.
Mbante titullin “Nderi Organizatës së Veteranëve” La pas 7 fëmijë, 4 djem dhe 3
vajza të cilët shërbejnë në fusha të ndyshme të jetës ku, të cilët gëzojnë statusin e pasardhësit të
veteranit. Vitet e jeta e Qenan Haska janë e do të mbeten krenari për
pasardhësit, për bashkëfshatarët si dhe një burim i pashtershëm frymëzimi për
shumë e shumë Breza!
Nga
Shaban Loçi
Agron Milori