Vojsava Demaj
(Dajko }
( Profil )
Përpjekja për zhdukjen e analfabetizmit pas Luftës së Dytë Botërore ishte e madhe. Kudo kishte skamje, por dëshira për të përhapur dije ishte e madhe. Janë fakte që bëjnë të njohur kontributin e mësuesve të Kurveleshit.. Është me interes të tregonim se kujtimet për këto vite, vlerësojnë sakrificat e mësuesve, seriozitetin e dëshirën për punë të mira, dashurinë për profesionin fisnik. Vitet kalojnë, por nuk do të harrohet durimi, këmbëngulja, vështirësitë me shqetësimin e vazhdueshëm për ambiente të përshtatshme, mungesat e mjeteve, frekuentimin i nxënësve e mbarvajtjen e mësimeve. Ishte koha kur nevojat për arsimtarë ishte e madhe me hapjen e shkollave në ç’do fshat. Mjaftonte të kishin arsimin e mesëm. Jo pak prej tyre patën në fillim vështirësi të përballonin jetën e fshatit. Një sërë pyetjesh zinin vënd në mëndjen e tyre, se si do të ishte vendbanimi, si do të ishin njerëzit e mbi të gjitha si do të përballonin kohën aty. Ishin vite që mungonin shumë gjëra. Mungonte komunikacioni baza didaktike etj. Ndërsa Vojsava do të thyente mite, tabu patriarkale, të vjetra lënë nga regjimet e kaluara. Vojsava Dajko do të jepte mësim! Ajo erdhi në jetë më, 24.03.1949 nga dy prindër të urtë, të ndershëm, puntorë, babai Majko dhe mamaja Farfuri. Konaku u mbush plot. Tek shikonin fëmijët e tyre që rriteshin atyre u ndriste nuri. Plotë pesë djem, Lutfiu, Neimi, Sejdiu, Shaqua, Veledini dhe vajazt Vojsava dhe Vitua. Po le të ndalemi pak tek Vojsava. Jeta e saj do të ishte e vështirë. Ajo në moshë fare të vogël, në klasën e shtatë do të humbiste babain! Tradita dhe kujdesi për Vojsavën do të ishin maksimal. Sejdi Dajko do të kujdesej për shkollimin dhe rritjen e saj. Arësimi 7 vjeçar do ta kryente në fshatin e lindjes në Nivicë. Më vonë arsimin e mesëm do ta vazhdonte në shkollën pedagogjike në Gjirokastër, në vitin 1963_1967. Pas përfundimit të arsimit të mesëm, ajo nuk do të mjaftohej me kaq! Shkolla kishte kërkesa të reja në mësimdhënje. Ndaj ajo do të niste studimet e larta në Elbasan. Punën e parë do ta niste në vëndlindje në Nivicë, në degën e saj të preferuar gjuhë - letërsi. Vojsava rritej profesionalisht, por edhe në moshë. Ndaj erdhi momenti! Ishte Gëzim Demaj nga fshati Shalës i Tepelenës, ai, që do t’ja rrëmbente zemrën. Martesa erdhi. Ajo u vendos në Rrogozhinë ku krijoi edhe çerdhen e saj duke shtuar vatrën e tyre me tre fëmijë të mrekullueshëm, Armando, Entela dhe Arlinda. Armando ka përfunduar doktoraturën në Portugali dhe sot është pedagog në Universitetin “Epoka” në Tiranë, ndërsa vajzat edhe ato të shkolluara, punojnë në sektorë të ndryshëm duke dhënë edhe ato kontributin e tyre në shoqëri. Vojsava, një grua e pashme, plot hire, e thjeshtë dhe e pa lodhur, do të punonte në Rrogozhinë në mësimdhënje në degën e bukur, që ajo, aq shumë e donte, Gjuhë – Letërsi, deri sa doli në pension në vitin 2003. Pastaj do të zhvendosej në Tiranë ku do ti përkushtohej familjes për ti qëndruar pranë, për të rikoperuar gjithë kohën e humbur gjatë viteve të punës. Tek shkruaj e kujtoj mësuese Vojsavën, këtu kujtoj e më vjen ndërmënd poezia e njohur e poetit Llazar Siliqi :” Edhe kur krytë do na mbulojnë thinjat, ndërmënd do të sjellim një emër nderues, emrin e dashur, emrin e bukur, emrin e thjeshtë, por të madh, Mësues!”. Mbase u bë ca kohë që jemi shkëputur nga shkolla apo që kur kemi komunikuar me ish-mësuesen tonë, por kujtimet mbeten njëlloj si atëherë! Urime, jetë të gjatë, qofsh e nderuar dhe e respektuar deri në pafundësi mësuese Vojsava! Më poshtë do t’ju sjell një foto me ish mësues të shkollës tetë vjeçare në, Nivicë të Tepelenës
Nga e djathta në të majtë. Ulur; Zaçe Veshi, Fein Xhebro, në këmbë Razie Xhakaj. Hulusi Runa,Vojsava Dajko, Mehmet Shehaj, Bedri Balili, Merushe Malaj, Iljas Bresho.
Mësuesi im i klalsës së parë
Mehmet Shehu
(Portret)
Sa herë jam menduar ti
shkruaj dy rreshta për sinonimin e mirënjohjes, e ku mund të qëndrojë ai më mirë, përveçse tek fjala “Mësues”. Kjo fjalë e artë, që
në të
gjitha gjuhët e botës përkthehet,
“Respect -Dritë -Dashuri.” Ne, në
rininë e hershëme, kur ishim në botën e pafajshëme të fëmijëve jemi rritur sigurisht, me një mësues, nga ku nisëm hapat e parë në
jetë. Venat e trurit njerzor i kanë
rrënjët aty në kopështin e shkollës. Kjo fjalë e madhërishme, qëndron aq lartë, sa vjen tek ne edhe si
“mëmë e atë”. Sot numërojmë vitet tanë
të lodhur e rënduar nga puna
në vijëborat e rrudhave, sjellim në
kujtesë ato netë pa gjumë, ku shfletonim libra e fletore, faqe më faqe, ku lyenim duart me penën e ngjyer në goglat e bojës. Tek shikoj këtë portret, ngulur sytë kushedi se ku, ata dy sy zhbirilues që
kërkojnë të depërtojnë në të ardhmen për
të cilën kishte ëndërruar. Rruga është e gjatë dhe pengesat e kohës nuk do ta
ndalnin për të ushtruar misionin që kishte marrë për sipër, atë të
mësimdhënjes! Ja ashtu e përfytyroj si sot, mësues Mehmetin, të rreptë, por të dashur,
me një veshje të rregullt, me këpucët llustrafinë të cilat i shëndrisnin edhe
pse bënte 20 minuta rrugë plot baltë, e sidomos ajo e vëndit në “qafë të
vreshtave” që zor të shkolitej nga këmba. Ishte viti 1967, vit, ku do të nisnim
klasën e parë, por do të ishte pikërisht mësues Mehmeti ai, që do të na priste.
Shkolla ishte e re, klasa të bukura, por
elektifikimi zonës nuk kishte përfunduar. Kandili ishte ai që do të na vinte në
ndihmë në ditët e errta të dimrit. Klasa ishte plot 32 nxënës bangat e reja,
muret e rinj, lyer në të bardhë. Ja kështu e nisëm rrugën tonë drejt dijes. Rriteshim
ne e së bashku me ne edhe mësuesi. Metodat didaktike të mësimdhënjes nuk janë
sikurse sot, ashtu si edhe mjetet didaktike, që mungonim. Më kujtohet si sot,
krahas druve që çonim në shkollë për ngrohje, ne çonim edhe një shkop dru
thane, i cili i shërbente mësuesit për gabimet tona. A thua se aty gjente vend
shprehja, “druri ka dalë nga xheneti” e megjithatë mësimi vazhdonte normal e
gjërat e reja po na nguliteshin në kokë, nga etja për dije. Mehmeti erdhi në
jetë në vitin 1936 nga dy prindër, Seit
Shehu dhe Kadrije Shehu. Ata sollën në
jetë edhe katër fëmijë të tjerë,
Samiu, Hanëmja dhe Sadiku ndërsa njëri nuk mundi ti gëzohej jetës. Fëmijëria erdhi e vështirë. Mehmeti i nisi mësimet e para në shkollën
fillore në Nivicë, dhe më vonë në kursin një vjeçar për pedagogji me rezultate të kënaqëshme. Fillimisht do të
niste punë në zonën e Mesaplikut të
Vlorës e më pas në fshatrat, Salari dhe Progonat të rrethit Tepelenë. Pas kthimit nga shërbimi
detyruar ushtarak do të vazhdonte të
ushtronte detyrën e mësimdhënjes në fshatin e tij të lindjes në Nivicë, deri në
daljen në pension. Ishte tepër rigoroz dhe i përkushtuar. Nga martesa me
Nusreten një bijë Golëmase, ai do te sillte në jetë plotë, pesë fëmijë, Trëndelina,
Araniti, Engjëllushja, Luljeta dhe Santiliana. Ai ishte një prind i
përkushtuar, në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Edhe pse u përpoq me ç’do
mënyrë, nuk mundën ta mbanin dot në jetë njërën prej tyre, Engjëllushen, që siç
shikohet edhe nga vetë emri, ajo ishte e
dërguar si një ëngjëll nga zoti dhe tani, ai e ktheu në gjirin e tij duke lënë
mbrapa trashëgimtarët e saj për t’ju thënë se unë jam sërish aty. Kjo humbje
jete në moshë fare të re i la të pikëlluar të dy prindërit, vëllain dhe
motrat. Vetë Mehmeti, pas daljes në pension qëndroi në fshatin e tij të lindjes
në Nivicë, deri sa një sëmundje e rëndë do ti ndalonte tik-takun e
zemrës. I tillë do të ngelet Mehmeti në memorjen
e ne nxënësve të tij të klasës së parë dhe të gjithë atyre që e kanë
njohur dhe kanë jetuar e punuar
bashkarisht. I admirojmë këta misionarë edhe pse na kanë ndihmuar të ecim në
jetë edhe pse nuk na vjen mirë, pasi mësuesi
gjithmonë fillon me gjetje gabimesh! Ishin
këta misionarë që korigjonin gabimet tona të padijes. E, kjo është pjesa për të
cilën ne, duhet të krenohemi me ta. Jeta e tyre nuk ishte vetëm e shkollës,
mësimdhënjes, por ata merrnin pjesë aktive në jetën shoqërore. Për të treguar këtë do ta ilustroj me një foto nga aktiviteti
i shkollës Nivicë.
Nga e majta në të djathtë
ulur, Jonuz Taraj, Neki Ҫako, Xhevair Skëndaj, Zaho Kukaj, në këmbë, Bilbil Xhoshi, Mato Matuka, Alem Kuka, Mehmet Shehu, Kujtim Matuka, Arap
Kuka,,Napolon Gumeni, Rakip Bana.