(Kushtuar çetës atdhetare tè Birbilejve, Bilbil Shako (1816- 1858), Resul Sejdiu (Bilbil Resuli), Avdul Gaxha, Islam Gaxha (babë e bir), Avdul Gani, Dalip Gani, Hasan Guga, Hysen Çulli, Hamza Gani Kasëm Qendro, Rushit Goxha, Rexho Çela, Bejo Gani; që janë dëshmorët të kombit të shkruar né'këngë, që historia nuk i harron).
Dil e shiko se cilët vinë
Vjen Resuli me Bilbilë
Të trajtuar keq në burgjet e Janinës,
ata nuk ju përkulën osmanllinjve, por vdiqën me këngë në gojë, nuk pranuan t’i
vinte xhelati osman në litar., ata shkuan vetë, e hodhën vetë lakun në grykë,
siç thotë populli:
Kurvelesh ç’i bëre djemtë
Që i kishe rritur vetë
Bilbilenjtë
trembëdhjetë
Vanë në litarë vetë
Ngreu, Bilbil, të të hedh litarë!
Prit, o bej të ndez cingarë,
Të hedh flokët, në një anë
Të puth shokët me radhë
Të shikoj një herë vatanë!
Ata e pritën vdekjen me përçmim, pa frikë. Seicili trgohej më shumë se trim, i afroheshin litarit ashtu si kapedani i tyre Bilbili, njëri pas tjetrit, duke thënë fjalën e fundit të amanetit e të burrërisë
I
dyti: “Që të gjithë bilbilenjtë
Bëmë si deshëm vetë,
S’pyetëm sulltan e dovletë
Ju s’na kapët mor të shkretë
Po u dorëzuam vetë
Se torturuat femijët e pleqtë”!
I treti: “ O halldup anadollak,
Nuk ka labër frikacakë
Trima mbetemi për jetë,
Se luftuam për fukarenjtë”
I
katërti “ Tek rrapi me shumë degë,
Po dredh mustaqen e verdhë
Nuk e kam fare qeder,
Se po vdes për mëmëdhenë.”
I
pesti “Ti halldup i asaj ane,
Më sill një culë dyjare
Ta dëgjojnë ato male,
Se ne s’kemi frikë fare
I
gjashti: "Dua që të hedh një valle,
të tunden ato male,
nga ligjërimi i këngës labe".
I
shtati: "Pasha, më jep barot,
që ta kem në atë botë,
se s'e jap xhanin kot,
po s'e pata pushkën plot!" (sipas
D. Çiços)
I
teti: "Do të lë sharkun si pajë,
se në male kam një djalë,
ai hakën do ma marrë!" (sipas D.
Çiços)
I
nënti: "Vdesim me dyfek në dorë dhe djemtë
kështu të vazhdojnë,
farën e turkut të shkatërrojnë."
I
dhjeti: "Ty, o rrap me degë të madhe,
po të le këtë llabane,
të ma nisësh në ato stane,
se mbron djemtë nga tufanet dyfeku të
mos laget."
I
njëmbëdhjeti: "Sikur të kisha pak vaj,
që armën gati ta mbaj,
luftë kemi paskëtaj."
se në male kam një djalë,
ai hakën do ma marrë!" (sipas D. Çiços)
I
dymbëdhjeti: "Flamurin këtu ma bini,
që në gjunjë atij t'i bije,
shqipja shqipes i ka hije."
I
trembëdhjeti: "Dëgjomë, ti, rrapi i shkretë,
Po të lë një amanet,
Ta marrin vesh pashallarët e pabesë:
Shqipëria kurrë s'do vdesë.
Në male trima do ketë,
Do lëshohen si rrufetë.
Lajmëro gjithë Labërinë
Të marrë hak edhe për Vezir Alinë,
Të shfarosë osmallinë”.
Sipas gojëdhënave, amanetet e
bilbilenjve janë mbledhur e i kanë përcjellë në këngët e popullit nga plaku
102-vjeçar S. Dano nga Progonati, si dhe J. Abazi, Ç. Mema, H. Qendro, D. Çiço
etj. Ismet Toto në momentet e fundit para yarjes së tij shkruan: "Udha
mendimit të sinqertë.... nuk është e gabuar. I vdekuri mund të jetë më i madh
dhe më i fuqishëm sesa i gjallë. Madhëria dhe forca e një njeriu plotësohet
mbasi vdes. Bota nuk është e atyre që ngrohen në diell. Bota është e atyre që
digjen" (shkruar në burgun e Gjirokastrës, më orën e ekzekutimit më 1937).
Sipas zakonit tradicional të Labërisë, në tërë krahinën dhe sidomos në
Progonat, Rexhin e Nivicë e në disa fshatra të tjera, në shenjë nderimi dhe zie
u hoqën zilet e këmborët e bagëtive. Shumë gra të Kurveleshit u veshën me të
zeza, duke vajtuar Bilbilenjtë:
Janinë, e shkreta Janinë,
Dil të shikosh Bilbilenjtë,
Varur degë më degë.
Ky Resuli me Bilbilë
Tundi gjithë Shqipërinë
Bilbilenjtë trembëdhjetë
Ngrehu o bilbil hidh litarë,
Prit xhelat të pi cigarë,
Do hedhim vetë litarë,
Nuk do të vdesim duke qarë.
Nuk do të vdesim duke qarë,
Por si trimat pallëlarë,
Hakun tonë e kemi marrë,
Përmbi osmanlinjtë barbarë.
Se ato male e рује,
I bëmë çerdhe lufte e lirie,
Shteg më shteg nëpër vite,
Me martinë pas një prite.
Me martinë pas një prite,
Ku gjëmonte è shpata priste,
Në ato gryka shkëmb stërrallë,
Turqit s'dilnin të gjallë.
Prit xhelat ora s'ka ardhë,
Do të takoj shokët me radhë,
T'i shtrëngoj, t'i puth në ballë,
Bilbilejtë e mi me pallë.
Të shoh dhe një herë vatanë
Për atë e japim xhanë,
Të lutem për ata çobanë,
Që bukë e zemër na dhanë.
Mos gëzo xhelat i mjerë,
Pas neve janë të tjerë,
Burra e gra kudo shkrepin,
Nuk ka paqe me dovletin.
S'duan të venë nizamë,
Të vdesin në Arabistan,
Në luftë me armë në dorë,
Se sa mercenarë e shërbëtorë.
Erdhët nga fundi i Azisë,
O re e zezë e tiranisë,
Me shekuj na robëruat,
Por kurrë nuk na gjunjëzuat.
T'u shoftë dini,
Jam Bilbil Shako Rexhini,
Jam shqiponjë e Labërisë,
Ku lufta për liri buis,
Nën rrethimin e Turqisë,
Dhe ujkonja na jep sisë.
Unë Bilbili me Resulë,
Lirinë e kemi në mullë,
Kështu dhe gjithë Blibilejtë,
Ajo për kurajo na thërret.
Bilbilejtë trembëdhjetë,
E hodhën litarin vetë,
Një nga një të trembëdhjetë,
Ashtu si trimat me fletë.
Tundet rrapi, bien fletë,
Nga pesha me Bilbilejtë,
Seç u drodh Janinë e shkretë,
Janina me vilajet,
Në Stamboll Sulltani vet.