Sot miku im
kryeredaktori i gazetës Zëri i Kurveleshit, Z. Neki Çako, më nderoi me mesazhin e tij duke më thënë që
në nr. e ri kishte rezervuar një hapësirë dhe për një shkrim nga ana ime. Ftesa
erdhi në momentet kur po luftoja me veten se si do arrij të kapërcej dhe të
luftoj çdo ditë për t’i falur vetes pak qetësi në këtë kohë të pa kohë që po
jetojmë. Nuk dija nëse do isha e zonja të hidhja dy fjalë në letër por duke
qenë se të shkruaj e kam pasion, fjalët po gjejnë drejtimin e duhur. Kisha
shumë për të shkruar por duhet të nxirrja nga thellësitë e harresës kujtimet e
mija më të dhimbshme dhe faktin se si na kanë bërë të ndjehemi. Kam vite që
punoj, kam vite që jap më të mirën time për tu ndjerë mirë me veten si dhe me
njerëzit me të cilët jeta më lidhte çdo ditë. Më vinte natyrshëm të mos bëja rolin
e drejtueses së punës por edhe të shpirtrave sespe më besoni të ndjehesh mirë
në vendin ku punon është një fitore e madhe. Por këtu fillon zhgënjimi dhe
fjala e urtë popullore që thotë “Bëj mirë se gjen keq” këtu gjen vend. Nga
pamja jemi të gjithë njësoj, por unë sot
nuk dua t'i ngjaj askujt. Nuk dua t'i ngjaj asaj "mikes" të cilës
pasi e ndihmova, mora si këmbim vetëm
harresë. Nuk dua t'i ngjaj ish punonjëses time e cila m'i kthehu në helm të
gjitha përqafimet që më jepte dhe në
fund më fali vetëm zhgënjim. Nuk dua t'i ngjaj atyre njerëzve që pasi i
punësova, ma kthyen nderin duke u munduar të hedhin poshtë ç’do gjë që kisha
bërë për ta. Nuk dua t'i ngjaj atyre që pasi folën e përfolën këdo që i dilte
përpara, i uleshin dhe i lëpinin këmbët. Nuk dua t'i ngjaj atyre që më helmonin
shpirtin çdo ditë me negativitet dhe më bënin të më dukej Mirësia një krim.
Nuk dua kurrë t'i ngjaj atyre që hodhën poshtë punën dhe sakrificat e mija pa
asnjë arsye. Nuk dua t'i ngjaj atyre marionetave të cilat për një post shkelin
me këmbë këdo që i del përpara. Sot dua t'i ngjaj vetes time, e lodhur nga
hallet dhe zhgënjimet por kurrë e Pabesë sepse ka aq gjëra të bukura që nuk i
shohim, se i kemi gjithmonë duart para fytyrës për t'u mbrojtur nga sulmi i
rradhës.
- Bëhu gruaja që rregullon kurorën e një gruaje tjetër, pa i treguar botës se ajo ishte shtrembëruar - I thoja vetes gjithmonë por kush vallë një here të vetme e bëri këtë gjë me mua??? Askush! Mu desh të luftoja me përbindësha për të mos t’u kthyer kurrë si ato. Mu desh të mbroja punëtorë që në momentin më të parë nuk panë më larg se interesi i tyre. Mu desh të duroja eprorë që dukej sikur na kishin jetën dorë dhe donin të luanin me të ardhmen ashtu siç vazhdon dhe ndodh akoma nëpër kompani ku drejtohet me injorancë dhe dashakeqësi. Në shumë vite punë jam përballur me shumë stuhi të cilat i shkaktonin ato që, aq sa na jepnin ne rrogën mujore, pinin një shishe verë për drekë. Jam përballur me femra xheloze që vetëm sevishja një bluze të re, më penalizonin. Jam përballur me punonjëse që shpërthenin nga xhelozia vetëm se klientët ndjeheshin mirë në momentin që unë i shërbeja dhe ja bëja blerjet më të këndëshme. Dikush e mbulonte aq mirë xhelozinë sa do vinte momenti dhe do të pëlciste si një top i fryrë edhe pse unë vetëm bëja punën time. Nuk do të harroj kurrë se si në këto vite punë, shpeshherë e kam gjetur veten në kufi të dëshpërimit. Nuk e meritoja të qëndroja në mes të atyre njerëzve nëse mund t’i quaj njerëz. Kisha nevojë për pak mirëkuptim, për një bravo që kurrë nuk e mora në vendin tim por e mora në vende të botës dhe kjo më bënte të kuptoja që unë Vleja. Çdo ditë na sjell diçka ndryshe. Nëse do më duhej të shkruaja për bërrylat që kam marr dhe po marr, do të duhej një roman. Sot po mjaftohem vetëm të jap një mesazh.
Këto vite që po kaloj nuk janë ndër më të bukurit për mua. Si çdo vit janë
të mbushura me lëndime dhe dhimbje që më bënë të dyshoj te mirësia, te dashuria
njerëzore. Njoha dhjetëra fytyra mike, që u kthyen në armike pa asnjë shkak,
provova çmendurinë e gjarpërinjve të veshur me kostum që hodhën poshtë çdo
sakrificë timen, provova dy fytyrësinë e atyre qe i kisha trajtuar si
mbretëresha të cilat më hodhën poshtë dashurinë që i fala, provova pseudomiket
tek bënin sehir kur të tjerët më lëndonin, provova hipokrizinë dhe çmendurinë
kolektive. Vuaja tek shihja të më shuhej shpresa se egzistojnë njerëz që të
duan pa interes dhe teksa humbja e gjeja forcë çdo ditë e më shumë kur jeta më
takoi me njerëz të mrekullueshëm të cilat e dinë se kush janë dhe pse nuk po ja
përmend emrat. Çdo gjë që kalova si unë ashtu si dhe ju, që jeni goditur keq
por përsëri jeni ngritur, si unë që vazhdoj të goditem dhe përsëri gjej forcën
të ngrihem, na ka bërë më të fortë por kurrë nuk na e ka hequr besimin te
mirësia sepse besimi tek mirësia e të tjerëve është një shenjë e dukshme e
mirësisë tënde.
- Bëhu çdo gjë që ti dëshiron në jetë, vetëm mos u bëj kurrë MOSMIRËNJOHËSE - më tha nëna ime dikur!
Ama nuk më mësoi si të ruhem prej tyre!!!!
Në jetë mos
gjykoni askënd. Ju dini emrat por jo historitë e tyre, ju dëgjoni zërin e tyre
të ngrohtë tek ju flet por nuk e dini që në thellësi të atij shpirti akulli po
fik dhe atë fije zjarri që ka mbetur i ndezur. Ju i shikoni fytyrën por nuk i
shikoni sytë e mbytur nga lotët dhe zemrën plagë nga dhimbjet e përditëshme. Ju
nuk shikoni asgjë përtej asaj mburoje të padukshme vetëm uroj që të bëheni
arsyeja që dikush të buzëqeshë sot dhe ti thotë botës - Ja ku jam. Me miq të
mirë bota duket më e bukur, jeta më me ngjyra. Me njerëz të mirë jemi të aftë
t’i ringjyrosim ngjyrat gri të shpirtit me ngjyrat më të bukura të ylberit.
Unë besoj tek mirësia e njerëzve.