Baba, kam mall, dua të
vij atje…! Dëgjoi një zë si nëpër mugullirë që, nuk e përcaktoi dot nëse ishte
vërtet i tij apo…dikush tjetër, kishte folur…aty pranë.! Befas pa të shfaqej si
në një ekran të sajuar me një cohë të bardhë,si ata ekranet e kinemave të
dikurshme që sajoheshin me një çarçaf gjumi të bardhë dhe drejt tij hidhte
figurinat projektori, të cilat ktheheshin në forma trupash që flisnin dhe
lëviznin… pra, pa të shfaqej si në një imazh fytyra e të jatit! I cili ju
përgjigj prerë dhe shkurt! Jo tani, bir është herët akoma për ty…?! -Dhe
silueta e tij u zhduk, humbi si një hije, po aq shpejt, sa edhe u shfaq pak më
par!. -Sidriti u rrotullua edhe njëherë në krahun tjetër në shtratin ku flinte
prej vitesh! Por,… nuk gjeti përsëri rehatin që mendoi se mund ta qetësonte. Bëri
të çohej gjysëm ulur por e kishte shumë të rënduar trupin. Ndjeu një boshllëk
të madh në gjoks. U rrotullua përsëri në krevat duke e mbledhur lëmsh mbulesën
e hollë dhe të tejdukshme, që e kishte hedhur mbi vehte më tepër, për ta mbrojtur nga mushkonjat sadopak, të cilat
kafshonin si ndonjë qen i tërbuar. Pas
rrotullimit tjetër që bëri ndjeu një shqetësim tjetër edhe më të madh në gjoks.
Ndjeu një shtërngim në lukth të gjoksit dhe një dhimbje ti lëvizte nëpër
brinjë. Një dhimbje që nuk e përcaktonte dot se ku, në cilën pjesë të shpinës
mund të ishte. Hodhi tej mbulesën e hollë dhe të tejdukshme dhe u ngrit. Ndjeu
nevojën të pinte diçka. Piu një gllënjkë ujë nga një gotë që ishte mbi komodinën
pranë shtratit ku flinte. Edhe uji ju duk se kishte një shije të hidhur…E la
gotten përsëri mbi komodinë…Por lëmshi që e shtërngonte në gjoks dhe,akoma më
keq mendimi se kishte folur me babanë nuk e lanë të lire përsëri. Ju mbushën sytë me lot! Kishte shumë
vite pa e parë babanë. Ai kishte ikur një ditë të largët shtatori, në atë
vendin e shenjtë, të përjetshëm. Rreth pesëmbëdhjet vite më pare. Tre muaj më
vonë se ajo ditë e zezë që i mori babain, erdhi në jetë djali i tij i vogël. Sikur
e solli zoti vetë, për të fashitur nëse ishte e mundur sadopak dhimbjen për
babanë, i cili nuk e njohu kurrë gjyshin e tij! Sidriti donte të telefononte
motrën e tij, e cila banonte me familjen e vet në po atë qytet ku prej vitesh
prehej babai. Ishte herët për të telefonuar që në këtë orë të mëngjesit, do të priste
të telefononte më vonë. Kujtimet për babain e sulmuan gjithandej. Ndodhej larg
prej aty, në një vend të huaj, ku edhe malli për nënën, babanë, të afërmit,
sikur ja shumëfishonte. Për ta torturuar! Kishte ikur shumë i ri nga vendi tij.
Nga shtëpia e vjetër, nga të afërmit, miqtë, shokët, të njohurit e të
panjohurit. Sa do të donte t’i shihte përsëri, si dikur! Nga kujtimet që e
ngacmonin, sikur e bënin qëllimisht, gjithmonë.
Jo, ti nuk do të ikësh, i kishte thënë
një ditë babai. Nëse duhet, do të shkoj unë! Mbahem mirë, akoma, kujtoi se i
kishte thënë. T’i, duhesh për të punuar dhe ndërtuar këtu. Këtë vënd që na e
lane të parët. T’i je i ri i tha! Dhe, ky vënd ka nevojë për rininë.
Për fuqinë e mëndjes dhe dorës së brezit tuaj. Jo i tha përsëri, diçka që
Sidritit ju duk më tepër si një zë lutës, përdëllyes, si një dëshirë, si një
amanet i tij. Por jo, ishin kohë të vështira. Një vënd që po rrënohej çdo ditë,
me pasiguri të madhe jete, me një ekonomi që po rrënohej ç’do ditë që kalonte. Kishin
nevojë të jetonin, të ushqeheshin. Jo, nuk duhet të ikësh, i tha përsëri babai.
Këtë herë zëri ju duk edhe më i afërt. A thua se po i fliste këtë çast?
Aty...Tani! Në këtë vend, që sidoqoftë i pëlqente, shoqëria që kishte krijuar, koha,
klima. Jo, jo,nuk bën të ikësh, bir..! .Ju bë se i foli përsëri, ashtu i zhytur
në ato kujtime të largëta, Sidriti nuk e përcaktonte dot nëse kishte folur
vërtet me babain, apo...! Me babain për të cilin ndjente se kishte shumë nevojë
sot! Të fliste me të. T’i dëgjonte zërin, ti shikonte fytyrën. Sa brazda mund
të ishin shtuar fytyrës së tij, gjithë këto vite mungesë...?! Sa do të ishte
plakur vallë..?! Oh, baba! - thirri me zë vajtues Sidriti! -Kishte vërtet
nevojë të bisedonte me të...! Po ku ta gjente..?! Ai kishte ikur pesmbëdhjetë vjet më parë, pesëmbëdhjetë vite të gjata,
shekuj thuaj më mirë! Sa shumë vite pa e parë, pa folur me të! Jo, t’i nuk do të ikësh, i kumbonin akoma në vesh fjalët e tij! Sikur ai
ti thoshte sot, këtë çast, këto fjalë. O’h, sa mall që kishte..?! Sikur të
ndodhte mrekullia, e të rikthehej edhe njëherë koha mbrapa. Koha me babain! Një
gëzim që e tronditi, i rrodhi së brendshmi, Sidritit, të cilit ju duk se foli
vërtet me babanë, u çmall me të, edhe dhimbja në gjoks sikur ju fashit, iku, u
arratis prej trupit të tij, si me magji! Të thashë bir, dëgjoi përsëri si një therje
e brendshme zërin e tij, të thashë të mos ikje. Por ti, nuk më dëgjove,…ike! Ktheve krahët dhe na le aty! Në këtë vënd që
rrëgjohet e kërruset përditë, Ja,kështu siç është kërrusur nëna jote, nga
vuajtjet, hallet, nga jeta. Ja kështu siç po kërrusem edhe unë, babai jot. Ai i
forti, i papërkulshmi. Sidriti e ndjeu përsëri se dhimbja po i ngjitej me
shpejtësi drejt gjoksit. Po e sulmonte ndoshta ndonjë atak. Ndjeu gulshet e
mallit ti bllokojnë frymëmarrjen. Jo bir, mos ik, dëgjoi përsëri zërin lutës të
të jatit. Një ndjenjë e fortë pendese i ra si gur i rëndë në shpinë dhe e
dërrmoi. Babaaaaa...thirri Sidriti, si në një mugullirë plot rreziqe. Dua të
vij tek ti? Ishte një klithmë shpirti plot dëshpërim, vuajtje, pikëllimë. Nuk
mundem më...! Do të vij, do të vij atje. Por,..ku mund të të gjej..?! Ti s’më
flet, prej kaq vitesh s’ta kam dëgjuar zërin! Dua të vij baba....ju zbut zëri, si në një lutje...! Zuri kokën mes dy
pëllëmbëve të tij, lotët e ngashërimave i zbrisnin rrëke Zuri të qajë Baba, je mirë..?! Dëgjoi një zë sikur vinte
nga muzgu. Të dua shumë,..shumë baba dhe dy duar të ngrohta, të buta e
mbështollën rreth qafës, e puthi papushim. Ishte djali 15 vjeçar, që si me
magji e solli në vete. Fshiu sytë me kurrizin e dorës dhe drejt tij, përballë
pa fotografinë e babait. Ndjeu se i tha? Mos qaj bir! Nuk duhet. Nuk qajnë
burrat, këshillat e tij sikur e sollën në vete. Ndoshta si për ti dhënë një
shpresë të re. Ndofta, ngaqë kishte shumë nevojë për pak më shumë shpresë, a
kurajë. Nën përqafimet e ngrohta, e plot dashuri të djalit të vogël u ngrit. U
kujtua se duhet të bënte gati valixhet e udhëtimit. Nuk kishte edhe shumë kohë.
Mbas pesë orësh duhet të fluturonte për në një shtet tjetër. Për një ëndërr dhe
një shpresë të re. Po për ku, vallë..?! Ku ishin ëndërrat dhe shpresat, ku..ku...ku..?!
Vëndin e huaj nderoje, vëndin tënd duaje me shpirt...! Ju kujtua njëra prej
shprehjeve të tij që ai e përdorte shumë kohët e fundit, para se të ikte në
udhëtimin e përjetshëm të tij....!