Në Nivicë pas një pune të jashtëza- konshëme me pjesmarrjen e shumë faktorëve u arrit të ngrihej një muze historik, arkeologjik, etnografik, por që sot nuk egzistom më. Ashtu si në gjithë vëndin edhe aty në ato lartë- si, fryma dashakeqe për të zhdukur vlerat kombëtare e bëri misionin e saj. U shfrytëzua momenti kulmor kur njerzit ja mbathën për një jetë më më të mirë, duke rendur e vënë shkelmin sa hap e mbyll sytë asaj që ju deshën vite për tu ngritur. Bash- këfshatarët punun gjatë dhe me përkushtim duke u kujdesur për të ndërtuar këtë muze fshati, por me vlera të rralla dhe të gjetura në lashtësi. Në vitin 1975 pas një pune të pashlyeshme mundën ta inaguronin këtë muze. Po kështu në këtë godinë u ndërtua edhe muzeu i Lanç nga vitet 1939-1944. Të tërë pavionet, dhomat, dhe sallat u plot- suan me stenda me foto, profile. Shumë materiale dhe objekte të ndryshme që ishin ruajtur nga bashkëfshatarët dhe luftëtarët pjes- marrës në luftë.U mblodhën shumë objekte arkeologjike, etnografike si dhe foto të atdhetarëve në vite. Muzeu filloi të vizitohej dhe cdo bashkëfshatar gjënte pjesë nga trashëgimia e të parëve. Kishte shumë objekte, referenca, por edhe dokumenta sa të plotësohej kureshtja historike edhe për fshatrat e tjerë në gjithë krahinën. Po ne ç’farë bëmë? Objekte të ndryshme janë gjetur në vëndet e quajtura Kala, në Forovë, në Guvë, në Stok, Ploda, Luadh, në Lume, janë gjetur objekte guri qeramike, e metali, dëshmi tradite e kulture e kësaj treve deri në Aman- tia e Plloca te Vlorës. Të tilla objekte janë, çekiçë, neolitike, monedha ilire, nga më të ndryshmet, (12 copë prej tyre ndodhen pranë fondeve numismatike të muzeumit arke- ologjik në Tiranë). Janë gjetur figura, togëza, e zinxhirë bronxi, si dhe qeramikë të formave dhe madhësive të ndryshme. Po ashtu janë gjetur edhe vegla pune të hershëme dhe mesjetare. Monedha të madhësive minimale si ato të gjetura tek Kroi I Zoterisë. Shiponja në bronx, Zeusi (Eros) në bronx me shënja të vecanta. Arkeologu Italian Ugolini në vitet 1939 erdhi deri lart në Kurvelesh dhe i eksploroi vetë duke na lënë një thesar plot vlera trashëgimie të pa shlyeshëme. Ndësa ne duke mos i ruajtur ato po zhdukim pa vetë dije rrënjet e kombit. Vallë mos ka ardhur koha që në një nga kalsat e shkollës e cila ka një numur të ulët nxënësish dhe mund te krijo- hen ambjente te pershtatshme që te mblidhen keto thesare dhe të dorëzohen po aty për ta rihapur sërish atë muze. Për këtë duhet një punë më e madhe nga vetë kon- uniteti, shoqata Nivica nga vetë shkolla si edhe ndihmë nga organet e pushtetit vendor. Po kështu një vëmëndje e veçantë duhet të trego- het edhe nga vetë strukturat shtetërore në nivel qëndror, krye- sisht ato të kërkimeve arkeologjike, që të bëhen kërkime sa nuk është vonë për të shpëtuar atë që ka mbetur.