Liri Xhuveli
(Profil)
Në jëtën e përditshmë lindin e rriten njerëz dhe kanë
historitë e tyre . por në jetën e përditshme hapen dhe kanë rrugëtimin e tyre ,
kanë historinë që ato kanë arritur të bëjnë në vitet e tyre. Kështu ka ndodhur
edhe në shkollen 9 – vjeçare “ Shuko Dalipi “ në Nivicë të Kurveleshit. Në
jetën e sajë 115 vjeçare mësojmë shumë histori, njihemi me arritjet në vite ,
punën e bërë nga dhjetra mësues e mësuese që kanë lënë gjurmë. Le të ndalemi
pak tek mësuese Liria.
Liri Xhuveli ( Bozha ) ka ardhur në jetë nga dy prindër të puntorë e të mrekullueshëm, Sinua dhe Metushja, lindur në Nivicë e Rexhin të Kurveleshit. Jeta ishte tepër e vështirë dhe varfëria e tejskajshme. Sinua kishte provuar edhe emigrimin në Amerikë dhe me ato pak kursime mundi të rindërtonte shtëpinë e rrënuar nga lufta. Më vonë do të vinin në jetë edhe Xhanja, Kujtimja dhe Mira të cilat pas shkollimit të tyre do të shërbenin në fusha të ndryshme të jetës, duke dhënë kontributin e tyre në fusha të ndryshme të jetës së bashku me familjet e tyre të mrekullueshme. Në Nivicë, Liria mbaroi 7 Vjeçaren më një trupë arsimorë të kualifikuar, mandej me bursë shteti ajo, do të mbaronte Shkollën Pegagogjike në qytetin e Ferit. Pas përfundimit të shkollës do të emrohej mësuese në fshatin e saj të lindjes në Nivicë. Ishte nga dy mësueset e para në fshatë së bashku me Nevro Hoxha të cilat punuan me dashuri me vogëlushët e fshatit të cilët i donin shumë . Gjithashtu Liria u aktivizua edhe në organizatat shoqërore, u zgjodh sekretare e rinisë ku duhej të bëhej punë me të rejat për emancipin e vajzave e grave. Pas dy viteve punë në Nivicë asaj do tja rrëmbente zemrën kirugu Kafaz Xhuveli me të cilin lidhën martesë në Tiranë. Puna dhe jeta do ti çonte për pak muaj në rrethin e Matit ku punoi si mësuese në shkollën e përgjithshëme “31 Korriku” për 5 vite! Më andej u transferua në Tepelenë deri në vitin 1990 ! Në Tepelënë punoi disa vite në shkollën e mesme të përgjitshëme pastaj do të kalonte si Drejtoreshë e kopështeve në qytet për të lënë gjurmë në organizimin dhe funksionimin e tyre përpregatitjen e parashkollorëve në rrugën e pafund drejt dijeve!
Vitet kalojnë e secili me punën e tij, lë çdo ditë gjurmë siç kanë lënë edhe paraardhësit e tyre . 115 vite janë shumë në jetën e një shkolle, por brezat që do vijnë edhe më lart do ti çojnë këto arritje të pa shlyeshme. E rëndësishme është se historia e kësaj shkolle do mbetet në vite. E tillë është edhe shkolla 9 – vjeçare “ Shuko Dalipi “ në Nivicë të Kurveleshit
MESIMDHENESI I BIO-KIMISE
Iliaz
Bresho
( Profil )
Biokimia është dega e
biologjisë që studion proçeset biokimike në organizmat e gjallë. E lindur si
njëndërthurje e dy shkencave, biologjisë dhe kimisë, ajo merret me studimin e
strukturave dhe funksioneve të
komponentëve qelizorë si: proteinat, yndyrnat, karbohidratet, lipidet, acidet
nukleike dhe biomolekula të tjera që ndërtojnë organizmat e gjalla dhe
njeriun. Njohja me molekulat organike në nivel qelizor si proteinat,
sheqernat, lipidet dhe acidet nukleike. Njohja me ndërtimin klasifikimin dhe
funksionet e makromolekulave organike dhe të monomerëve të
tyre. Njohja me proceset metabolike që zhvillojnë në organizën në aspektin
e reaksioneve katabolike dhe anabolike. Njohja me efektet patologjike që
sjellin në organizëm dhe në nivel qelizor mosfunksionimi i elementëve organike
dhe atyre proceseve metabolike. Këto e shumë pyetje të tjera ja shtonin
pasionin dhe kureshtjen Iliazit për të ditur më shumë e për të analizuar dhe
për të shuar, kureshtjen mbi
funksionimin e gjallesave dhe procesit të trsformimit të gjërave. Iliaz Bresho erdhi në jetë
nga dy prindër të thjeshtë punëtorë e plot dashuri për jetën. Xha Bejua
pjesmarrës në luftën për çlirimin e vatanit. Ka marrë pjesë në demostratat e
organizuara në Tiranë kundër okupatorëve. Më vonë ka marrë pjesë në vëndlindje
nw lufë për zhdukjen e okupatorit pushtues dhe pas çlirimit ka kryer detyra të rëndësishme të pushtetit vendor. Pas martese
me një bijë nga Rexhini, Bejo e Merxhane sollën ne jetë plotë
tetë fëmijë, kjo sikur të ishte një
standart i asaj kohe, e jo si sot, ku ndikon pamundësia e rritjes kushtet
ekonomike apo planifikimi familjar a ku ta di, ndonjë shkak tjetër. Ata ishin Xhevo, liazi,
Rebaniu, Bejaze, Shefiu, Refieja, Zurdi, e Sanie ! Arsimin
tetë vjeçar Iliazi e kreu në qytetin e Tepelenës në konvikt. Më andej shkon
në shkollën ushtarake “Skenderbej”. Prej andej vazhdon istitutin pedagogjik në
Gjirokastër. Pas përfundimit do të
emërohej drejtus i vatrës se kulturës në fshatin e tij të lindjes në Nivicë.
Pas një pune 4 vjeçare do të vazhdonte shkollën me korespodencë në degën
Bio - Kimi në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimit të saj ai do të emërohej në
detyrën e mësimdhënjes në degën, bio-kimi, në shkollen 8 vjeçare në vëndlindjen e tij.
Puna e tij ishte e pa lodhur, një njeri
i përkushtuar ku me vullnetin e tij krijoi dy laburatore (kabinete) për
tregimin real të asaj që shpjegohej gjatë orëve të mesimit. Këto laboratore u
vizituan nga drejtus të arsimit të rrethit Tepelenë dhe që u përgjithsuan si
eksperienca pozitive të shkollave të tjera. Iliazi merrte pjesë aktive ne aktivitetet e rinisë mbasi i binte
edhe instrumentit të fizamonikës duke organizuar mbrëmje rinie me tematikë dëfrimi dhe aktivitete të ndryshme në zonat
përreth. Ishte kërkues dhe atë që niste donte ta çonte deri në fund. Me
inisiativën e tij ai, do të mbushte rezervuarin e fshatit të tij me rasat peshku të tipit troftë, gjallesa të
cilat morën një zhvillim ë madh, ku zgjuan edhe dëshirën e e gjuetarëve për
peshkim. Vitet e fundit ai do të
vendosej në qytetin e Durrësit. Sot Iliazi jeton po aty, në qytetin bregdetar
të Durrsit, ku gëzon vitet e pensionit. Në këto rreshta të shkruara në profilin
e tij i urojmë gjithë, paqe, dashuri, e lumturi. Uroj që ditët tuaja të jenë të
mbushura me gjithçka që dëshironi. Duke përfunduar këtë shkrim dua ta përmbyll
me një shprehje kineze. “ Mësuesi është ai, që të hap derën në
të cilën ju duhet të hyni vetë!”