Në një familje të shquar patriotike lindi biri I shquari Progonatit Alush Milori.
Alushi që në vegjëlinë e tij shquhej për aftësi të rralla. Karakterizohej nga dashuria, respekti, dhe ndershmëria në mardhënjet e krijuara në punë dhe në shoqëri. Në fshatin e tij të lindjes në Progonat u krijua e para kooperativë. U bë bashkimi I tokave, bagëtive (gjësë së gjallë) dhe i kafshëve dhe mjetetve të punës. Ishte hera e parë në Progonat, ku do të niste organizimi dhe zbatimi I rregullave të caktuara. Kooperativa kërkonte drejtim, mirëpo ishte shumë e vështirë se kush mund të zgjidhej drejtuesi i saj! Ndaj fshati në mbledhjen e tij të organizuar për këtë qëllim mori në shqyrtim dhe propozoi e më pas vendosi në unanim të plotë dhe caktoi si drejtues të pare për drejtimin e kësaj kooperative zotin Alush Milori. Dhe kështu u bë! Alushi njihej nga të gjithë si një njeri korrekt, kurajoz, dinjitoz, komunikues, dashamirës, një njeri i thjeshtë, puntorë dhe me figurë të pastër, pa djallëzira dhe njeri i muhabetit. Detyra ishte tepër e vështirë, puna nuk ishte më vetëm, por në bashkësi e në komunitet. Këtë Alushi e kishte mirë parasysh, ndaj me durim dhe qetësinë që e karakterizonte s’kishte si mos t’ja dilte në krye. Nisi puna plugimi dhe mbjellja e tokave, shërbimet dhe përfundimi, vjelja e prodhimeve. Toka që ishte e ndarë sipas familjeve u bashkua, duke krijuar mundësi edhe per futjen e mjeteve te motorizuara e teknikës për rendiment më të lartë. Progonati kishte ara të shtrira në fushë në vëndin e quajtur, Lumaqe dhe në mal deri në kufi me Picarin, Protopapë, Radhime, (Gjikduke) dhe shumë vënde të tjera. Teknika do të hynte dalëngadalë, për ti prekur edhe këto ara. Kjo shtrirje kërkonte përkushtim dhe organizim të puneve, duhej vullnet dhe punë, karakteristika që Alushit nuk I mungonin. Duke u mbështetur edhe ne stafin e tij të punës, ai mundi t’ja delte me sukses. Me punën e kryer u bë i mundur sigurimi i pjesë dërmuese, të drithërave të bukës, si grurë, misër dhe thekër, U hapën toka të reja. U ndërtua kanali ujitës nga kasha në pjerrësinë e malit të Bohotinës, Kërnevicë, Gërmadhishte, e qafa e Kaleckave. I pari kanal vaditës me këto përmasa. Në sajë të punës u rritën të ardhurat dhe prodhimet. Në vitin 1957, u ndërtua centrali i parë i prodhimit të energjisë elektrike. Edhe pse në kushte të vështira, pa mjete dhe rrugë nga puna e palodhur e banorëve dhe nën drejtimin e kryetarit Alush Milori, u sigurua energjia për fshatin Progonat dhe Legdush. Më vonë Progonati do të ndërtonte shkollën e mesme Agrozooteknike. ku do të mësonin gjithë nxënësit e zonës së Kurveleshit. U ndërtuan dy spitale, më vonë, u hap rruga Tepelenë - Progonat, e cila lehtësoi tregëtimin e prodhimeve bujqësore e blektorale, ku ju rritën edhe më shumë të ardhurayt e zones,Alushi ishte I prere dhe degjonte ankesat e banoreve dhe e ndiqte problemin deri në zgjidhjen e tyre. Por, jeta e Alushit ishte e mbushur plot punë e pasion. Ai ishte mjeshtër i kërcimit dhe vallen e vëndit, vallen labe, ku së bashku me vëllain e tij, Naimin dhe një takëm burra, do të tundnin bedenat e kalasë në Gjirokastër në festivalet folklorike. “Kërcimtari Besim Zekthi e kujton valltarin Alush Milori me respect, dhe admirim si një shqiponjë malesh!” Për këto dhe virtyte të tjera, Alushi do të ngelet në kujtesen e atyre që e njohën si një person të guximshëm dhe vital. Për aftësitë e tij të rralla e artistike, Alushi është dekoruar me medalje të ndryshme!