loader
Loading...


Luftëtari Shyqyri Dine Shehu, lindi në fshatin Lekdush të Kurveleshit më 10.03.1926, në gjirin e një familje patriotike me fragmente të  shumta lavdie. Që në moshë të re kushtet e vështira, ndikuan që të krijonte bindjen e thellë se s’kamja dhe varfëria nuk mund të zhdukeshin pa u ngritur në  këmbëe gjithë vegjëlia. Si i ri u aktivizua në çetën e fshatit në Teren. Më 20  qershor 1943 u rreshtua partizan në brigadën e tetë  sulmuese deri në çlirimin e plotë  të  shqipërisë dhe Kosovës. Për kontributin e dhënë në luftën Nacional-Ҫlirimtare është dekoruar nga kuvëndi popullor  me :

Medaljen e Kujtimit

Medaljen e Trimërië

Medaljen e Ҫlirimit

Urdhër dhe medalje Pune

Nderi i Organizatës së Veteranëve! Mbas çlirimit ka punuar oficer në divizionin e mbrojtjes, komisar për mbrojtjen e kufirit, Jorgucat- Gjirokastër, si dhe komisar në  degën e brëndëshme në Sarandë. Në vitin 1969, ka kryer detyrën e komisarit ë brigadën e ndjekjes në Tepelenë. Deri në vitin 1973 deri kur doli në pension!  Edhe në periudhën e pensionit ai nuk e ndali aktivitetn e tij,  por u rreshtua në radhët e Organizatës së Veteranit të rrethit Tepelenë  dhe për aftësitë e tij drejtuese ai u zgjodh kryetar i Organizatës së Veternëve të rrethit.detyrë  të cilën e mbajti deri sa ndërroi jetë më, 27.03.2008. Kjo organizatë do ta nderonte me titullin e lartë “Nderi I Organizatës së Veteranëve të LANҪ.  Shyqua ka qënë  një  prind  i mirë, shëmbullor. A rriti dhe edukoi katër djem dhe dy vajza të cilët sot gëzojnë  titullin Pasardhës “Vetrani”! Vitet dhe jeta e Shyqyri Shehut, ishte dhe do të mbetet një krenari e padiskutueshme, për pasardhësit dhe bashkëfshatrët. Ndërsa për bashkëluftetarët, ai do te ndgelet një  burim frymëzimi për  brezat që vijnë.!