loader
Loading...
POEZI
9 muaj më parë

POEZI

ZERA TE RINJ

Dashuri Virtuale

Sot ka ardhë një kohë

Si dreq!

Ka plas dashuria

Veç në internet

S’është ashtu kot

Duket vizuale

Është dashuri e pastër

Dashuri, virtuale

Kur i takon në rrugë

S’të flasin me gojë

Kur komentojën në internet

Sy e zemra të dërgojën

Në plan të parë

Duket e kryevepër

S’kan nevojë, as per korrier

As, për laps e letër

Kështu erdhi koha

Nuk kan faj

Dashuri 5G

Ose me uaj _faj (wi Fi )


 


 Ҫ’i duhej ylberi nje luleje

 Një rreze diellì ,ja zgjoi qerpikun

Një luleje mbuluar me vesë

Pa dashur, një ylber të vogël krijoi

Dhe si kuror mbi krye

Ja hodhi lules me kujdes

Çi duhej ylberi një luleje

Veç per ti shtuar pak magji

Se Zoti ja kish falur të gjitha

Ngjyrën, aromën, bukurin e freskin



 Fletorja ime

Ska ditë të mos shkruaj diçka në fletore

Dhe kur nuk dua se ndal dot

Ndoshta se kêshtu e solli jeta

Dhe tek fletorja një mike gjeta

Ndonjë herë i shmangem

Bëj si kur se shoh

Por ajo më thërret

Dhe unë nuk mund ti them dot jo

Nuk dua i them të të shkruaj

Se të bej pis

S’ka problem më thot se më pëlqen

Kur me stilolaps më gudulis

E zeza mbi të bardhë, fillon e shkruan

Për ca gjëra, që i pamë, a i dëgjuam

E për ca të tjera

Që vet i trilluam

E kështu ne të dyja

Bëhemi një

Unë filloj e shkruaj

Ajo dëgjon e zbën zë

 

 Meditim

I thura gërshetat

Dhe mbi supe i gremisa

I thura dhe vargjet

Dhe në letër i ujdisa

Plot me lule

Gërshetat i zbukurova

Plot me shkronja e fjalë

Vargjet në letër i reshtova

Vareshin gërshetat

Posht si një ujvarë

Ashtu rridhnin dhe vargjet

Por si ujë burimi kristal

Rriteshin gërshetat

Po ashtu dhe vargjet

Dhe unë u mundova

Ti ndërthurja detajet

 

Jeta


Ti vesh jeta të gjitha ngjyrat

Ylberin e vegjëlis, të kuqen e dashurisë

Të bardhën e nusërisë

Po vjen një moment e nuk të kursen

Të vesh dhe të zezën ngjyrëne zisë

Të gjitha shijet do ti provosh në jetë

Tê kripurën të athtën dhe

Të ëmblën e ëmbëlsisë

Por vjen një moment që dhe

Një kup me helëm nga dikush do ta pish

Të përball jeta dhe me sfida

Por mos u dorzo i fort qëndro aty

Dhe kur vdekja te rri përballë

E të buzëqesh në sy!

Të vendos dhe në udhëkryq jeta

E ta bën zgjedhjen të vështirë

Se cilën rrugë do të marësh

Duhet ta mendosh shumë mirë

Të gjitha këto që thamë

Janë  të verteta

Mësuesi më i mire  në jetë

Është vetë,  Jeta!

Duhet tja pranosh jetës

Edhe rruget edhe shijet

Edhe sfidat edhe ngjyrën

Se ai që jeton sigurisht

Do të paguaj dhe Faturën

 

 Bilbili dhe thelleza


Përmbi degën e një mani

Këndonte bilbili

Tej te cepi i avlliut

Kish çel trëndafili

Përmbi degën e bajames

Po rrinte thëllëza

Nuk e dinte se për cilin

Pak më fort i rrihte zemra

Ndenji ndenji u mendua

Një ditë të tërë prilli

Hapi krahët fluturoi

Dhe qëndroi te bilbili

Dhe i foli trëndafilit

Mos u vyshk mos humb aromë

Kthei syt nga lule bora

Veç per ty po lulëzon

 

FRYMEZIM

Në heshtje rri e mendoj

Sesi shkruan njē poet

Nuk e di a mendohet shumê

S’e mua, fjalët më vinë vet

Më vinë vet e radhiten

E falët behen varg

Diku shkruaj një fantazi

E diku, shkruaj për një merak

E nxitoj që rreshtat ti shkruaj

T’i hedhë në një fletore

Që gjithë jetën dua ta kem mike

E nuk dua ta ndaj prej dore

E akoma vazhdoj mendohem

Ku e gjen forcën një poet

Që një fjal e shkruar prej tij

Fillon frymon e mer jetë

E përsëri në mendime thellohem

Se çfar e frymëzon një poet

Ndoshta duke tymosur një cigare

A ndoshta, duke pirë një got verë