Gjithë muaji gusht kishte një
pyetje ? Pa i pyesni se ku do venë ?
Se çfarë janë ata ?! Pooooo,
pooooo ata … ata… Ata venë në Tepelenë. Ata venë në Tepelenë edhe thjeshtë mos
i nga… Gusht e Fshati n’fest, ishte lajtmotivi i vërtetë, i gjithë thuajse
krahinës së Kurveleshit por edhe Bashkia Tepelenë. Ky muaj mbahet mend sepse ne
bashkohemi edhe sjellim gëzim në çdo vatër të lënë në harresë. Ç’do konak merr
jetë e gëzim sepse kur vijnë emigrantët, në
shumë fshatra, ka festë.
Është bërë traditë ,takimi i brezave , familjeve të të gjitha fiseve mblidhen,
takohen, këndojnë dhe festojnë. Ushqimi është bio, gatuar me shumë dashuri, ku
një kafe edhe një gotë raki ofruar me dashuri sipas tradiës labe.
Aty këtu mu kujtua, mu kujtua
Përmeti : “Përveç detit, kemi gjithçka tjetër”. Është e vërtetë
se kjo shprehje është
përfundimisht për qytetin e Përmetit, i cili historikisht ka qenë i mbushur me
vlera kulturore, i njohur veçanërisht për gatimet dhe glikotë plot shije, të përgatitura
nga zonjat duararta përmetare. Edhe Labëria i kishte të gjtiha por detin
nuk e kishte por ai ishte aty vetëm 40 minuta edhe ti
ishte nga Tepelena në
Kurvelesh e pastaj në Borsh.
Të parët që nisën ishin
vllezërit dhe motrat tona nga Memaliaj, që me Z. Viktor Aliu, Drejtorin Artistik,
sollën edicionin e parë të Festivali “Jehona e Vjosës”. Ky festival u mbajt në datat
16-17 gusht. Nuk ka më bukur se së bashku të mbrojmë folklorin dhe të sjellim
harmoni gjeografike dhe historike.Ç’do gjë ishte e konceptuar në qëndër të
qytetit Memaliaj. Sipas organizatorëve, performuan në këtë skenë gati 25 grupe
me shtrirje gjeografike në mbarë
trojet, kjo gjë që ishte
përjetuar pothuajse dekadash, në qytezën e minatorve në Memaliaj. Një
skenë e ndërtuar bukur, me
skenografi dhe të gjithë elementët skenografik e artistik.Çdo grup apo artist duhen
falenderuar për traditën që vazhdonj të mbajë gjallë këngën edhe traditën e bukur
labe por jo vetëm. Duke hulumtuar mu kujtua nga Sejmen Gjokoli, poeti e
regjisori i madh Petrit Ruka kur vinte në Vlorë si pjesë e " Aulona
Folk Festival & quot; Të organizosh një festival duhet të bësh
bashkë 1001 gjëra"...dhe kështu është vërtet por por të gjithë bashkë
mund të bëjm gjëra të thjeshta me shumë dashuri… Mos të humbin traditën e të
parëve , të jemi në kontakt me të gjithë. Në Luzat,12-13-14-15 Gusht, Takim
Brezash dhe Ekspozitë pikture, Në Hormovë, 19 Gusht, Takim Brezash. Në Lops, 24
Gusht, Takim Brezash Në Lekdush, 26-27 Gusht, Mekami i Baba Sali Shehut
Në Lutfinjë, 26 Gusht, Takim
Brezash. Në Zhapokikë e Sipërme, 26 Gusht, Takim Brezash Në Nivic 28 Gusht,
Takim Brezash. Për herë të parë në Tepelenë ishte një sezon turistik që
promovon kulturën, traditën edhe takimin e brezave. Shumicën e rasteve nuk mund
të mos pranoja ftesën e shumë organizatorëve, që të isha pjesë e festave që
mbledh bashkë të gjith rikthyer nga janë e nga nuk janë. Lord Bajroni, thoshte
: I dua shqiptarët shumë,janë të ashpër,Por janë rraca më e bukur në botë.
NË LUZAT - 15 Gusht , në
sheshin e qyetit u mbajt ekspozita e kolonisë së piktorëve të "Luzat
Art". Është iniciativa më e fundit që është ndërrmarrë nga Fondacioni
Kalo dhe Bashkia Tepelenë për krijimin e një modeli të ri zhvillimi të fshatrave
tanë, i cili vjen për here të parë në Shqipëri si një model unik në promovimin
e jetës së fshatit ndërthurur me bukuritë natyrore dhe traditat tona. Pjesë ishin
emrat e njohur të artit si : PINO BONANNO │1943, Diplomuar në Shkenca Politike dhe Histori
të Artit. Mësimdhënës për Historinë e Artit në Universitetin Ca'
Foscari të Venecias. Bonanno është poet, piktor, kritik arti dhe shkrimtar.
Ai është edhe redaktor, dhe
ka drejtuar programe kritike radiofonike dhe poetike. Është krijues dhe
themelues i lëvizjes artistike “Kromatizmi Hermetik”. Ka qenë redaktor i
revistës zvicerane të artit bashkëkohor " Futuro" dhe i
revistës së Triestes “Arti dhe Shoqëria” si dhe drejtor i revistës së artit
" Kunst ARTE". Si kritik arti ka organizuar, në Itali dhe
jashtë saj, një sërë ekspozitash arti. Punë të tij gjenden në koleksione publike
dhe private. Aktualisht jeton dhe punon në Istria, dhe ka një galeri në
Groznjan, Kroaci. ILIR BUTKA │ 1965, Diplomohet në Akademinë e Arteve në
vitin 1998. Ka krijuar dhe drejtuar për 12 vjet Tirana International Film
Festival. Ka realizuar skenare dhe regji për filma të shkurtër artistikë dhe
dokumentarë. Si producent ka
realizuar dy filma artistikë me të cilët është prezantuar në festivalin e
Venecias dhe festivale të tjerë ku është vlerësuar me çmime. Ka drejtuar
institucione publike si Fondacioni Fan Noli dhe Qendra Kombëtare e
Kinematografisë. Aplikon në disa mediume si pikturë, qeramike, fotografi,
kompiuter grafike, video dhe instalacion më të cilat merr pjesë në ekspozita
kolektive brenda e jashtë vendit. Aktualisht jep mësim në Universitetin e
Arteve.
ADRIANA PULESHI │1963, Diplomuar nga Universiteti i Arteve
Tiranë në 1987 në degën pikturë, skenografi. Nga viti, 1990-1995 mësimdhënëse
për lëndën e vizatimit në shkolla të Tiranës. Në vitin 1993 çeli, ekspozitën e
parë personale në Pallatin e Kulturës në Tiranë. Piktura e saj në ekspozitën. Pranverë
1989 u dërgua në bienalen e Turqisë. Për shumë vite radhazi ka marrë pjesë në ekspozitën
Onufri. Veprimtare e shquar në grumbullimet e artistëve në Shqipëri dhe jashtë
saj. Vlerësohet si piktore e
ngjyrave, me frymëzim nga kostumet popullore. Veprat e saj janë pjesë e
koleksioneve private. ARIF LUSHI │1959, Piktor me krijimtari të pasur, i cili pas
studimeve arriti të fitojë çmime kombëtare, falë aftësisë së tij për interpretuar
konceptin e thelbit të ngjyrës së natyrës dhe qasjes së artistit me imagjinatën
e vet. Lushi eksperimenton me teknikën e tij artistike për të transmetuar
ngjyrat e natyrës në një metamorfozë ndjenjash. Shumë prej veprave të tij janë
në fondin e Galerisë Kombëtare ku edhe ka punuar. Punë të tij janë pjesë e
koleksioneve të galerive të njohura,
brenda e jashtë vendit dhe
janë vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. ALBAN ÇELA │1971 Kreu liceun artistik Jordan Misja në
Tiranë në vitin 1990 e më pas kreu studimet në Universitetin e Arteve ku u diplomua
në vitin 1996.Nga viti 2001 jeton e krijon në Itali ku ka çelur edhe tri ekspozita
vetjake në qytetet Alviano,Todi e Orvieto. Gjithashtu ka marrë pjesë vazhdimisht
në ekspozita kolektive si në Berlin, Moskë e Grosnjan t Kroacisë. AGRON MULLIQI
│
1961, Ka kryer studimet në Akademinë e Arteve duke pasur profesor Muslim
Mulliqin.në vitin 1984. Ka filluar të merret me pikturë, si artist i lirë që
prej vitit 2000 dhe është autor meprodhimtari të dendur krijuese dhe ka marrë
pjesë në shumë ekspozita kolektive brenda e
jashtë vendit, Edhe Muzeu
Kombëtar i Kosovës e ka mirëpritur me nëntë ekspozita personale.
Mulliqi jeton dhe punon si
artist i lirë në Prishtinë.
SHPETIM XHEMA │ 1965, Lindur në Vlorë. Kryen studimet e mesme
në shkollën artistike " Jordan Misja, në Tiranë në 1983 dhe diplomohet
në Akademinë e arteve, Tiranë në 1988, duke. Piktor grafist në atelienë e prof.
Ilir Pojani. Në vitin 1999 fillon punë si mesimdhënës në shkollën e mesme
artistike "Naim Frashëri”, Vlorë. Aktualisht jep pikturë dhe grafikë
tradicionale pranë kësaj shkolle. Aktiv në ekspozita personale dhe kolektive
brenda dhe jashtë vendit. RIKARDA NOVA │1965, Lindur në Shkodër ku merr edhe njohuritë
e para në fushën e artit e të pikturës në veçanti. Diplomuar në 1987 në degën e
Arteve Figurative Monumentale. Ka ushtruar
veprimtarinë artistike në disa fusha të artit si pikturë, kinematografi,
filmi i animuar si regjisore, piktore, animatore, ilustruese, stiliste etj.
Pjesëmarrëse në ekspozita kolektive, koloni dhe simpoziume në Shqipëri dhe
jashtë vendit, siç Pranvera, Plain Air, Simpozium Deva etj.
ANILA ZAJMI - KATANOLLI │1965, Diplomuar në Akademinë e Arteve për
Pikturë-skenografi-kostumografi në….. Specializuar në Itali për Fashion-dizajn,
si dhe mbajtëse e Masterit shkencor të Nivelit ll, për etnologji- folklor,
akorduar nga Akademia e Studimeve Albanologjike. Kontribuon si eksperte e kurrikulave
profesionale me specifikë modë-dizajnin. Artist-dizajner në fushën e modës dhe arredimit,
piktore si dhe kostumografe e shfaqjeve me peshë në disa gjini të skenës, si
teatër,
opera, balet, televizion dhe
film. Si hulumtuese e etnologjisë eksperimenton ripërtëritjen e
teknikave të vjetra të
trashëgimisë kombëtare për artin dhe traditën. Pjesëmarrëse në shumë
ekspozita arti, brenda dhe
jashtë vendit.
VELI BLAKÇORI │ 1955. Në vitin 1977 diplomohet nga Akademia e
Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës. Nga viti 1977-1982 ka qenë
profesor i Arteve të Bukura. Nga viti 1982-2001 punoi si
karikaturist profesionist i
portreteve në revistat e përditshme Bujku dhe Zëri. Që nga viti 2001, ka në
pronësi një galeri private të artit bashkëkohor në Prishtinë. Përveç
organizimit të ekspozitave personale ka qenë pjesëmarrës edhe në shumë
ekspozita e simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare. Blakçori është anëtar i
Shoqatës së Artistëve Figurativë dhe aplikativ të Kosovës. SHAQIR VESELI │1957. Lindur në Krujë. Diplomuar në 1986
skenografi dhe kostumografi. Krijimtaria si artist pamor shtrihet në pikturë,
kinematografi, teatër dhe mësimdhënie në disa universitete. Pjesëmarrës në
veprimtari kombëtare e ndërkombëtare të artit, si me paraqitje individuale
ashtu edhe në ekspozita kolektive ku ka fituar disa çmimeve, në pikturë e në
kinematografi (përfshirë filma vizatimorë)
DRITAN NASI │ 1968. Diplomuar Piktor që trajton kompozimin
figurativ dhe të peizazhit me ndjeshmëri për linjën dhe ngjyrën. Ka realizuar
disa ekspozita personale në Tiranë, Paris, Barcelonë, Padova, ndërkohë që merr
pjesë në ekspozita kolektive e koloni piktorësh në Shqipëri, Itali, Maqedoni,
Mal të zi, Kosovë dhe disa punët të tij janë pjesë e koleksioneve në Shqipëri, Francë,
Zvicër, SHBA, Itali, Kosovë e Mali i Zi. Nasi ka bërë ilustrimin e disa librave
dhe aktualisht jep mësim në degën e Grafikës të Universitetit të Arteve. NË
LEKDUSH – 26 dhe 27 Gusht - MEKAMI I BABA SALI SHEHUT
Aty ku të gjithë Lekdushasit,
mblidhen për çdo vit së bashku. Për disa është takim brezash, për disa është
një rituale shpirtërore, në kujtim të Baba Sali Shehu. Në dy ditë i gjithë aktiviteti
është i pasur me ceremoni, aktivitet kulturor dhe polifoni. Qershia mbi torte
ishin BILBILAT E LABËRISË 27- 28 Gusht
Në Bënçë, u mbajt festivali
me këngë e valle, të ndërthurur bukur me trashëgimin shpirtërore
e kulturore të Labërisë. Në
kuadër të javës së Ali Pashës, Bashkia Tepelenë synoi të gjallëronte jetën
kulturore - artistike në trevën e labërisë. BILBILAT E LABËRISË, soll bukur e
natyrshëm në grykën dhe portën e parë natyrore të Kurveleshit. Akuadukti i Ali Pashës
është vepër hidrike e shek. XVIII ndërtuar si dhuratë ndaj banorëve të Bënçës,
të cilët e mbrojtën atë gjatë hapave të para të sundimit të tij. Ky monument ka
vlera të rralla arkitekturore.
NË NIVIC - 28 Gusht -SHOQATA
NIVICA DHE REXHINI
Ishte diçka më e veçantë, ku
lajmi kishte marrë dhenë nga përtej Oqeanit , nga qiellgërvishtësit
e new York, erdhi lajmi se në
Nivicë do bëhej takimi i brezave.Organizimi ishte në bazë familjesh ose fisesh
ose shoqërish. Të gjitha familjet në Nivicë dhe Rexhin ofruan ushqimet dhe gatimet
tradicionale tradicionale të zones së Labërisë, duke filluar nga
mishi i pjekur e kukureci,
harapashi, byrekë e lakrorë, dollma e petaniku,revanitë e pjekura.
U mbajt edhe një panair me
prodhime bujqësore e blektorale të zonës pa harruar këtu dhe produkte të tjera
si çaji i malit, rigoni, dafina.
Nga nivica kuptova se si
ruhet :
1. TRADITAT E TË PARËVE TANË JANË GJALLË.
2. NUK KA MBETUR NJERI ,VENDAS APO I HUAJ,PA
NGRËNË DHE PA U
NDERUAR
3. MIRË SE TË VINI NË VENDLINDJE
4. SILLNI ME VETE HISTORINË E FAMILJES DHE TË
FISIT TUAJ.
Tani ata erdhën me vrap dhe
ikën me vrap…
Ndaj…
Rrugë të mbarë!