NIVICA DHE REXHINI
Në orën 18:10 të datës 28.08.2024 do të startonte takimi i shumë pritur i brezave të fshatrave Nivicë e Rexhin, orar i shtyrë disi nga programi, për shkak të tempeaturave të larta, ku duket se po i ikën kuptimi edhe fjalës “Gusht e Gunë”! Dy prezantuesit e programit njëra nga Nivica Nevjola Lila dhe tjetri nga Rexhini Arben Hasanaj do ta nisnin çeljen e programit me fjalët: “Qëllimi i këtij takimi ( Festë ) është kalimi i stafetës nga brezi në brez, Për të kujtuar e për të mos u harruar. Kur nuk e di nga vjen, nuk e di dhe ku shkon” Pastaj fjala do të kalonte tek dy pëerfaquesit e shoqatave Subi Ҫako për Nivicën dhe Pajtim Hasanaj për Rexhinin. Edhe pse mes jave pjesmarrja ishte e kënaqëshme. Duke falenderuar pjesmarrësit dhe sponsorat e programit për këtë festë, të cilët në mënyrë krejt modeste kërkuan që të mos ju përmënden emrat, përfaqësuesit e shoqatave bënë thirrje që kjo festë të përsëritet ç’do vit të shtunën e fundit të muajit Gusht. Gjithashtu, duke uruar një mbrëmje të këndëshme e të hareshme edhe nën shoqërinë e grupeve folklorike,që vlen për ti falenderuar për pjesmarrjen dhe që ishin të shumtë, si grupi”Ҫipini”, Vitori Balili dhe Aleks Mickaj; grupi i “Sarandës”: grupi, “Memaliaj”: grupi i “Bënçës”dhe ai i Progonatit”! Po kështu gjatë programit u bënë recitime fëminore nga Albana Zana dhe Griselda Seferi. Po kështu recitoi edhe Sharaf Demiri një nga poezitë e tij për vëndlindjen! Atmosfera u ndez kënga dhe vallja vazhdoi deri në mesnatë, nën dritën e bukur të fishekzjarreve dhe muzikës nga grupi orkestrës së Aleks Mickaj dhe Vitori Balili, si për tëpërmbyllur këto takime të fshatrave të Krahinës së Kurveleshit. Mirë u takofshim në takime të tjera!
BOLENA
17.GUSHT 2024
Luli Hosaj-Bolene po ndihet festiv me Siri Sadikaj dhe Bardha Brahimaj
Ne Bolenasit si i kemi rrobat të bardha kemi dhe shpirtin e zemrën ...Të bardhën se ngjit e zeza Mes dy artistesh! Krenari per Bolenën dhe Labërine. Motrat me veëlanë ...Në takim brezash 17 Gusht 2024!
FTERRA
17 Gusht 2024
Sot në Fterrë
realizuam takimin e brezave Fterjot, traditë që organizohet në ç’do 5 vjet.
Pjesmarrja nuk ishte aq e mirë, pasi kishte shumë më pak të pranishëm se në
takimin e vitit 2019. Po kështu edhe organizimi dhe masat për festen nuk ishin
të plota... Edhe personalitet e ftuar, që kishin premtuar se do të vinin në
festë, fatkeqësisht nuk erdhën, për arsye të ndryshme, por edhe shëndetësore.
As grupi polifonik i fshatit nuk ishte organizuar, e nuk kënduan ndonjë këngë
labe...! Gjithashtu nuk u organizua dreka tradicionale, për të ftuarit e të
ardhurit nga larg, që nga Amerika, Greqia e Italia etj. Të dy lokalet e fshatit
servirnin vetem pije freskuese. Shumë nga të pranishmit nuk kishin ku të hanin
drekën dhe u larguan për në Borsh, Lepenice etj.... Një pjesë e Fterjoteve u mblodhen e drekuan
bashkarisht në shtepite e te afërmeve të tyre sipas traditës.
Analizën dhe
përgjegjësinë për gjithë këto mangësi, le ta bëjë kryesia e fshatit dhe sejcli në ndërgjegjen e
tij. Fterra dhe fterjotët nuk e meritojnë atë indiferentizëm, pa aftësi e dritëshkurtesi
nga ana e tyre....Simtoma të tilla pati edhe në takimin e vitit 2019, ku disa
fterjot nuk ju bashkuan shumicës se fterjoteve e nuk erdhen fare në ceremoninë
e festes, por këndonin nga lokali përballë për ti bërë karshillëk festës, si ata që bejne anti-
mitingje...! Megjithëatë takimi dhe
festa e këtij viti, u realizua. Fterjotët u takuan e u çmallën me njëri
tjeterin, disa drekuan e gëzuan me familjet e te afërmit e tyre. Pra qëllimi
kryesor i atij takimi u realizua.
Se pari, me atë rast u bë inagurimi i rikonstruksionit të Lapidarit të Dëshmorëve të Fterrës dhe Memorialit të patrioteve e luftëtarëve fterjot në luftrat per liri e pavarsi, si dhe memoriali i ndërtuar e vendosur në Qafen e Lleshe, kushtuar dy fterjoteve të nderuar, Ismail e Refik Bezhani. Ne takim u vlerësuan me çertifikata e diploma mirenjohje fterjotet e mëposhtem: Z.Guro Zeneli, Lirim Ruko, (pas ndarjes nga jeta), si dhe Lindita Dauti dhe Shako Mehmeti.
Pershendetën e folën
në atë takim festiv edhe të ftuarit nga Bashkia Himarë, Shoqata Labëria dhe
shoqata Fterra. Më pas u recitua dhe u krijua tamam atmosfera e një feste. Pra,
pamvarësisht mangësive të mësipërme,
takim u realizua, por jo si duhet e jo sikurse e prisnin të gjithë fterjotet... Vlen të falenderohet përzemërsisht znj.
Pranvera Brinja, bashkëshortja e Zamir Brinjës, për drejtimin dhe moderimin e
aktivitetit, e cila i dha vërtet bukuri e vlera atij takimi si dhe z. Pajtim
Gjoni për punën e lavdërueshme që kishte bëre duke ardhur dy herë nga Athina në
Fterrë, për plotësimin dhe lyerjen me bojrat përkatese si tek lapidari i dëshmoreve
dhe tek memoriali kushtuar Ismail e Refik Bezhanit. Nje falenderim të
veçantë meriton edhe bashkëshorja e
nderuar e fterjotit tonë të pa harruar, Lirim Ruko, Znj.Violeta Ruko, e cila
kishte ardhur posaçërisht në festë nga Amerika, si dhe motrat e Lirimit,
Idealja bashkë me vajzen e saj dhe Lumturi e Mukades Ruko. Një falenderim
special edhe për mendje e duar artin tonë fterjot, Xhemal Mato për xhirimin dhe
fotot qe realizoi në atë takim, të cilat sigurisht, pas sigurimit edhe te
videove e fotove të realizuara nga fterjotet e tjerë në atë feste, do tju dhurojë Fterrës dhe fterjotëve një dokumentar të
bukur. Mirë u takofshim në takime, festa dhe evente të tjera fterjotë të
dashur..!
Nga Feksor Shkurti
KUҪI
17 GUSHT 2024
Kurvelesh, ç'djem që
rrite...
Ç'janë ata shkëmbënj
të bardhë,
Zenel Gjoleka mbi
kalë,
Çobo Golëmi i parë,
Besën me Çelo Picarë,
Jatagan mbi
pashallarë,
Për vatan për këto
troje,
Dhe në varr do bëjmë
roje,
Kurvelesh djem që
rrite,
Lapidar maleve
ngrite!
KALLARATI
17 Gusht 2024
Rëndësia
e takimit të brezave në Kallarat për këtë vit qëndron jo vetëm tek niveli i
lartë i organizimit, por tek vazhdimësia e traditës Kallaratase, e cila nuk u
la në mes dhe në harresë , sepse kishte zëra që këtë vit nuk do të ketë sponsor
ekonomik, gjë e cila u kapërcye me sukses.
Në realizimin e kësaj feste të fshatit një ndikim të
veçantë pati edhe investimi i ndriçimit të fshatit nga firma Dauti e nipave të
veteranit dhe
patriotit Kallaratas ABAS MYFTAR DAUTI.
Investitorët
dhe sponsorat e tjerë duhet ti reklamojnë dhe ti falnderojmë qoftë edhe për
shuma të vogla, tu jemi mirënjohës dhe ti inkurojmë për sponsorizime të
mëtejshme në vitet e ardhshme. Urojmë që kjo traditë e shkëlqyer të ketë vazhdimësi
dhe të mos shuhet kurrë.
shoqatës nderoi me "Certifikatë Mirënjohje", dy të rinjtë kallaratas, biçiklistin Gentian Qejvanaj dhe inxhinierin Gerald Dautaj të cilët tregojnë dashuri për origjinën e tyre dhe me aktivitetin e tyre i ngrenë më lart vlerat Kallaratit.