ot miku im kryeredaktori i gazetës Zëri i Kurveleshit, Z. Neki Çako, më nderoi me mesazhin e tij duke më thënë që në nr. e ri kishte rezervuar një hapësirë dhe për një shkrim nga ana ime. Ftesa erdhi në momentet kur po luftoja me veten se si do arrij të kapërcej dhe të luftoj çdo ditë për t’i falur vetes pak qetësi në këtë kohë të pa kohë...
Prej kohësh kam dashur të shkruaj për një figurë të ndritur të Kurveleshit, për Balilin e Inxhisë, djalë nga Nivica dhe nip në Bolenë. Jam kthyer në motet e largëta, rreth dy shekuj më parë, dhe kërkoj të mbledh kallëza në një tokë të pluguar prej disa brezash, me shpresën se diçka do të gjej, me besimin...