Përpjekja për zhdukjen e analfabetizmit pas Luftës së Dytë Botërore ishte e madhe. Kudo kishte skamje, por dëshira për të përhapur dije ishte e madhe. Janë fakte që bëjnë të njohur kontributin e mësuesve të Kurveleshit.. Është me interes të tregonim se kujtimet për këto vite, vlerësojnë sakrificat e mësuesve, seriozitetin e dëshirën për punë të mira, dashurinë për profesionin fisnik. Vitet kalojnë, por nuk do të harrohet...
Se kur është hapur shkolla në fshatrat tanë, nuk kemi të dhëna shteruese. Bëhet fjalë për shkollat turke. Turqia, si çdo pushtues, ngutet të ndërtojë infrastrukturën e saj, infrastrukturë pushtuesi. Pushtimi i trojeve ishte kryer, më zjarr dhe hekur, me djallëzi dhe mashtrim. Tani duhej të nënshtrohej edhe...